Art & KulturëBallina

150 vite nga vdekja e Wilde

Nga Krenar Zejno

Plot 150 vite që Oscar Wilde ka vdekur, por dija, stili, ironia, humori, sjellja, mania, shija, gjesti, shpengimi, dhe krejt vepra e tij aq e njësuar me jetën dhe e shenjuar prej bëmave edhe në emër të kënaqësive të saj, i mbetën përgjthmonë kësaj bote. E sidomos këndvështrimi krejtësisht i vecantë nga ku ai e pa botën dhe mënyra e maniera si e tha këtë botë. Dhe posacërisht natyrën e njeriun në të, cilësitë e këtij, tundime e varësi, individ dhe shoqëri, raporti i dukjes me suksesin, miqësia, cinizmi, roli i kultivimit dhe përvojave jetësore. Dhe shpërfaqja aforistike e një dijeje postulative që mbruhet prej ndjesores, si dhe i një stili më afër asaj qasjeje sipas së cilës stili është vetë jeta. Emeton një dritim të beftë të atypëratyshëm aforizma, që i ndih fotosintezës së bimësisë të një ngastre a pylli të tërë konceptual, ndaj kam përzgjedhur këtu nga thagmat (a)tipike të atij që si pakkush diti ta kultivojë:

-Cinik quhet njeriu që i di cmimet e gjithë gjërave por jo vlerat e tyre. -Mjaft shpesh gabimet tona i emërtojmë përvojë. -Të lexosh është diccka e admirueshme, porse jo gjithcka që vlen për t’u ditur mund të mësohet duke lexuar. -Serioziteti është streha e vetme e të dobëtit -Kënaqësitë e thjeshta janë streha e fundme e njerëzve të komplikuar -Të gjithë e kanë të thjeshtë të mbështesin një mik që vuan, mirëpo lypset një natyrë e shkëlqyeshme njeriu, për të mbështetur suksesin e një miku. -Fali gjithmonë armiqtë e tu, asgjë nuk i tërbon më shumë. -Gratë janë bërë për t’u dashuruar e jo për t’u kuptuar. -Koherenca është streha e fundit e njerëzve pa imagjinatë. -Të flasësh keq për dikë është e tmerrshme, ama ka dhe me keq: të mos flasësh hic. -Për të fituar popullaritet lypset me pas mediokritet. -Egoisti nuk është ai që jeton jetën që i pëlqen, po ai që kërkon nga të tjerët të jetojnë si do t’i pëlqente atij; altruist është ai që lë të tjetët të jetojnë sic ua do kokrra e qejfit.

Lexo më shumë  Dua Lipa në ballinën e “Elle USA”, flet për krimet e serbëve ndaj shqiptarëve

Imazhi këtu është kopertina e botimit shqip të Salomesë, pērkthyer me shije mrekulllie nga Azem Qazimi. Ajo mvesh një tragjedi të shkurtër me një akt, nga më të arrirat shkruar ndonjëherë, si dhe vizatimet e posacme për të, nga Aubrey Beardsley, ndër më të mëdhenjt grafistë të gjithë kohërave. Nuk kam hasur një të dytë hapësirë ku, fuqia e pushtetit, dashurisë, adhurimit, zilisë, cinizmit, skandalit, cmendurisë dhe rënies së mortjes përmbi to, të mbërrijë të tillë pikim sublimimi sa te pushteti i një Salomeje për të urdhëruar prerjen e një koke: vec për me e pas të tërën për vete e për ta puthur më në fund, edhe ashtu të therur e të shkëputur vendit.

Borgesi, që e admironte këtë kryevepēr, dallon qartë e vecueshëm se pa Salome nuk do kishim Oscar Wilde; portreti i Dorian Grey-it është më shumë një libër i shitshëm. Vështirë se pa gjenialitete dhe origjinalitete të kalibrit Swift, Wilde, Joyce, Beckett, e vogla Irlandë do të na shfaqte ato përmasa madhështie që shfaq.

Lexo më shumë  Dua Lipa në ballinën e “Elle USA”, flet për krimet e serbëve ndaj shqiptarëve

Ndërkaq, pa vepra dhe personazhe si Guliveri, Salomeja, Uliksi, Dublinasit, Giacomo Joyce, Dashuria e parë, Pa Mua, vështirë se botimet Zenit do të rrinin më këmbë aq vertkalisht sa rrinë.Dhe ja tani, Bloomi i Xhojsit më solli ndërmed, ashtu rastësisht, Harold Bloomin e kritikës dhe këshillave ‘Si dhe përse të lexojmë’. e për të cilin nëse një punë s’ka shkëlqim estetik, forcë konjektive, autenticitet dhe origjinalitet, nuk ja vlen ta lexosh. Te ‘Kanoni i letërsisë perëndimore’ ky na shpall përmbylltas pa mëdyshje edhe kompletin e pëlqesave të veta: Preferoj Dante, Shekspir, Cervantes, Faulkner, Homer, Proust dhe Wilde, sepse e zgjeruan përtej ndërgjegjen tonë pa e deformuar, folën për individin dhe nuk pretenduan të ndryshonin botën.Sapo folëm për atë kokrrën e qejfit, përndryshe bën vaki të mbetesha prapë i cuditur me mospërfshirjen e gjigandit Swift në këtë radhitje. Po për këtë mbase një herë tjetër, kur t’i vijë rradha. Tanimë, falë almanakut në rrjetet sociale dhe përshtatjes e socializimit në rrjetën e tyre, e kemi falas e të sigurt njoftimin pa dallim mbi lindjet dhe vdekjet e gjenive.

YouTube player