Bota

25 vite më parë, ngjarje tragjike në Guatemala-Kosta Rika: 83 njerëz të vdekur!

 Më 16 tetor 1996, një ngjarje tragjike ka ndodhur në Guatemala City. Ishte planifikuar për t’u zhvilluar një ndeshje kualifikuese për botërorin në “Francën ’98”, për zonën e Amerikës Qendrore dhe asaj Veriore, midis Guatemalës dhe Kosta Rikës.

Kishte një interes të jashtëzakonshëm nga publiku për të parë përballjen, shumë më të madh se sa kapaciteti i mundshëm i “Estadio Mateo Flores”: 50 mijë njerëz, përpiqeshin të hynin në një stadium me 38 mijë vende.

Lexo më shumë  AlJazeera: Të paktën 30 fëmijë kanë humbur jetën si pasojë e urisë në Gaza

Ndërsa kishte një orë që luhej, ndodh tragjedia, me qindra njerëz të shtypur në kangjellat. Policia përpiqet të shpëtojë atë që mund të shpëtohet, duke hapur dyert e brendshme dhe duke lejuar që turma të derdhet në fushë, ndërsa ata që ishin ende jashtë stadiumit u kthyen.

Bilanci ishte tragjik: 83 persona humbën jetën nga mbytja, rreth 200 njerëz të tjerë mbetën të plagosur. Përfundimisht, u zbulua se numri i biletave të shitura e tejkalonte shumë kapacitetin e stadiumit.

Lexo më shumë  Vendet evropiane ngurrojnë t’i japin Ukrainës kundërajrorët Patriotë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *