3 vite administrim arbitrar i pushtetit/Shënime mbi protestën e Rrugës së Kombit

RrugaPress2
0 0

Para tre vitesh, të shtunën e 31 marsit 2018 në aksin rrugor Durrës-Kukës-Morinë që lidh Shqipërinë me Kosovën e quajtur ndryshe dhe Rruga e Kombit mijëra protestues u mblodhën për të kundërshtuar kundër vendosjes së pagesës të taksës të vendosur nga kompanitë koncesionare Kastrati dhe Salillari.

 Ky koncesion u kushtoi taksapaguesve shqiptarë më shumë se 1.1 miliardë euro edhe për më tepër kundrejt një tarife prej 5 eurosh për gjithësecilin që kalon në Rrugën e Kombit. Protestua u zhvillua kryesisht nga banorët kuksianë, por nuk munguan as shqiptarët e Kosovës që sot e kësaj dite vazhdojnë të jenë më të prekurit në rajon me politikat koncensionare të vendit tonë.

Sot pas tre vitesh shqiptarët vazhdojnë ta paguajnë taksën e Rrugë së Kombit dhe koncesionarët Kastrati e Salillari veçmë shtrijnë pushtetin e koncesioneve nepër Shqipëri e duke rrënuar shqiptarin ditë mbas dite.

Më poshtë po sjellim një shkrim të shkurtër, shkruar nga Elvis Hoxha në 31 mars të vitit 2018 mbi protestën e  rrugës së Kombit.

Nga Elvis Hoxha

– Po sot, rruga e kombit u bllokua nga dogana për shqiptarët që vinin prej Kosove. Aleancë e shkurtër e Prishtinës me Ramën që të mos rritej numri i protestuesve. Ama u dogjën vendet e dorëzimit të gjobës arbitrare që vendosi kryeministri i pavarur i Tiranës. Sepse Rama, me arbitraritetin me të cilin vendos ngjyrat dhe kullat në qytet, po me atë arbitraritet vendosi çmimin mbi lëvizjen e shqiptarëve si dhe admnistruesin e gjobës. Ai vendosi çmim mbi arterien e vetme kombëtare të një kombi të ndarë më dysh. E të gjithë e dinë se për ndërtimin e kësaj rruge shqiptari është grabitur disa herë, nga çdo parti, dhe nga të dy anët e kufirit.

– Natyrisht, pas protestës, Rama dha konferencë dhe foli për shumë masa të tjera ndihmëse. Foli dhe për diskutim qytetar, por vetëm tani, pasi e ka vënë në zbatim taksën dhe e ka përcaktuar kompaninë fituese. Foli dhe për vjedhje 200 miljonë euro. Foli për mashtrues, të verbër, idiotë, gënjeshtarë, vandalë, qorra, shurdhë, barbarë, të dhunshëm, shqiptarë pa mend në kokë, të ngatërruar në fillin e arsyes, për njerëz të zakonshëm. Mendoi që shumën e vjedhur nga pararendësit e tij, që nuk ia rikthen dot buxhetit, t’ia ndajë si peshë shqiptarëve. Rama ishte shumë i qartë. Sa për vete pranoi se nuk është i pagabueshëm. “Cili është ai kryeministër që nuk do të kënaqë popullin e tij!” Kjo është pyetja e kulluar retorike e Ramës. Më shumë se shqiptarët nuk e ka ndjerë kurrkush në Evropë se ç’do të thotë administrim arbitrar i pushtetit. Shqipëria ka patur gjithnjë kryeministra që nuk e kanë menduar kurrë interesin e popullit. Është pyetje retorike sepse fill më pas vetë Rama thotë se vjedhjen e paskemi patur nga ministrat dhe kryeministrat pararendës. Piramidat dhe borxhet i paskemi dhuratë pra nga kryeministrat. Mirë është që Rama të jetë i qartë me veten, nëse kryeministrat mendojnë për popullin apo jo. Rama është një pedagog i shkëlqyer, retor dhe demagog i shkëlqyer. Ai do të kërkojë dënimin e të gjithë vandalëve. Kujdes, jo për vandalët e mëdhenj. Jo! Sepse na tha se ka shumë të tillë në kazanin politik të Tiranës. Do të kërkojë ndëshkim për ata vandalët e vegjël të Kukësit.

RRUGA PRESS

Next Post

Departamenti Amerikan i Shtetit: Prokurorë joefikas në Maqedoninë e Veriut

Prokurorë joefikas. Kështu Departamenti Amerikan i Shtetit e përshkruan situatën në Prokurorinë, në raportin e vitit 2020 për të drejtat e njeriut. Vërehet se, edhe pse prokurorët kanë obligim gjashtë-mujor për t’i përfunduar hetimet e filluara, me të drejtë të anulimit deri në një vit kurse për lëndët komplekse deri […]