Lajme

30 vite në harresë, banorët e fshatit Anëvjosë pa kushtet minimale për jetesë

Fshati Anëvjosë i Bashkisë Memaliaj vijon të mbetet i harruar mes problemeve të shumta. I banuar nga më tepër se 60 familje, ky fshat nuk plotëson as nevojat më minimale jetike.

Uji i pijshëm është fjalë e harruar për banorët teksa prej vitesh ky ka ngelur vetëm premtim zgjedhjesh. Gjithashtu banorët ankohen për rrugën që lidh fshatin me aksin nacional ku amortizimi i saj dhe urës në të, bën që shpesh të rrezikohet edhe jeta e fëmijëve apo të moshuarve.

Lexo më shumë  Deputetja finlandeze takon presidenten Osmani: Kosova duhet pranuar në Këshillin e Evropës pa parakushte shtesë

Banorët e fshatit Anëvjosë jetojnë më së shumti më bujqësi, por vera e nxehtë që kaluam shkatërroi të mbjellat, pasi kanalet vaditëse në këtë zonë të pasur nuk ekzistojnë, duke bërë që banorët të jenë në mëshirë të fatit.

Ata bëjnë thirrje që dikush të kujtohet për ta dhe të plotësohen këto kushte minimale jetese. Fshati Anëvjosë, pjesë e Bashkisë Memaliaj është vetëm 3 kilometra larg rrugës nacionale, por të shkosh në këtë fshat është një odise më vete për shkak të amortizimit të rrugës.

Lexo më shumë  Sveçla takon delegacionin çek: Serbia vazhdon të ketë aspirata territoriale ndaj vendit tonë

Edhe pse shpesh banorët kanë kontaktuar më drejtuesit e pushtetit vendor, sërish askush nuk është vënë në lëvizje për të ndërhyrë në zgjidhjen e problemeve të shumta që tashmë po bëjnë të pamundur jetesën e këtyre banorëve.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *