BallinaLajme

Masakra e fundit e komunizmit në Shqipëri/ Kur Gramoz Ruçi jepte urdhër të dhunoheshin protestuesit

Kush i vrau 4 djem të rinj në Shkodër në atë që njihet si masakra e 2 Prillit 1991? Kjo ngjarje ka mbetur pa autor dhe e veshur me mister edhe sot pas 33 vitesh. Asokohe ministër i Brendshëm ka qenë Gramoz Ruçi, që ushtroi dhe mandatin e Kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë në ‘Qeverinë Rama 2’, 2017-2021.

Pas emërimit të tij si kryeparlamentar, Gramoz Ruçi është akuzuar nga ish-të përndjekurit si sigurims i shtetit dhe se ka qenë i implikuar në krimet e regjimit komunist. RrugaPress ju sjell një urdhër të brendshëm për forcat e policisë dhe të Sigurimit në lidhje me trazirat në Shkodër fill pas zgjedhjeve të 31 marsit 1991. Sipas këtij urdhri jepet leje për të përdorur armë përgjatë protestave nga ana e policisë. Dokumenti është firmosur nga Gramoz Ruçi, atëherë ministër i Brendshëm.

Lexo më shumë  “Reporterët Pa Kufij”: Shqipëria e fundit mes vendeve të Ballkanit për lirinë e medias
*Dokumenti: Urdhëri i Rucit për tu përplasur me turmat dhe për të qenë në gadishmëri me qitës profesionisht

“Për të vepruar me forcën e shkopit nuk ka askush arsye të pyes përgjegjësin. Goditni ashpër qysh në fillimet e grumbullimeve. Për të paralizuar ata që nga turmat mund të godasin me armë forcat tona, zini lartësitë dominuese me qitës të përgatitur, forcat tona që përleshen me protestues mos shkojnë të armatosura”, shkruhet në urdhrin e brendshëm të 2 prillit 1991 të firmosur nga Gramoz Ruçi, atëherë ministër i Brendshëm.

Pas zgjedhjeve të Marsit 1991, edhe pse ishte rrëzuar busti i Enver Hoxhës në Tiranë disa muaj para, pushteti autoritar vazhdonte të ishte në këmbë.

Për të rrëzuar regjimit dhe për të kontestuar zgjedhjet shpërthyen protestat, më e madhja dhe më e përgjakshmja ishte në Shkodër më 2 Prill ku u vranë 4 të rinj: Bujar Bishanaku, Arben Broci, Nazmi Kryeziu dhe Besnik Ceka .Sot të shpallur martirë të demokracisë, por që drejtësia për to akoma nuk është vendosur.

Foto nga ceremonia mortore e Arben Brocit
Foto nga ceremonia mortore e Bujar Bishanakut
Arben Broci, Nazmi Kryeziu, Besnik Ceka dhe Bujar Bishanaku
YouTube player