Lajme

5 humbje jete dhe 516 të infektuar në 24 orët e fundit në Shqipëri! Harta

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:

Janë kryer 2,761 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 516 qytetarë, në këto bashki: 198 në Tiranë, 27 në Fier, 25 në Elbasan, 23 në Shkodër, 21 në Durrës, 16 në Lushnje, 15 në Vlorë, Sarandë,  13 në Kamëz, 12 në Mallakastër, 10 në Patos, Berat, 9 në Tepelenë, Korçë, Skrapar, 8 në Mat,  Gjirokastër, 7 në Kavajë, Përmet, 5 në Mirditë, Vorë, 4 në Shijak, Divjakë, Himarë, Delvinë, Dimal, Kuçovë, 3 në Tropojë, Kurbin, Selenicë, Dropull, Maliq, Pogradec, 2 në Vau i Dejës, Pukë, Kukës, Lezhë, Libohovë, Këlcyrë, Peqin, 1 në Fushë Arrëz, Rrogozhinë, Dibër, Klos, Konispol, Devoll, Poliçan, Gramsh.

Lexo më shumë  Tritan Shehu për votimin pro anëtarësimit të Kosovës në KiE: I hap rrugë njohjes së gjenocidit

Janë 7,718 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 157 pacientë, nga të cilët 23 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 5 humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv: Një qytetar 48 vjeç nga Lushnja, një qytetare nga Vlora 58 vjeç, një qytetar  nga Fieri 64 vjeç,  një qytetar nga Tirana 78 vjeç dhe një qytetare nga Durrësi 79 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë shëruar 597 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 187,506 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (25 Nëntor 2021)

Raste të reja ditore         516

Lexo më shumë  Biserko: Vuçiqi me qëllim nuk po i zbaton marrëveshjet

Të shëruar në 24 orë       597

Të shtruar në spitale       157

Humbje jete në 24 orë     5

Testime ditore                 2,761

Testime totale              1,382,679

Raste pozitive                198,292

Raste të shëruara            187,506

Raste Aktive                      7,718

Humbje jete                      3,068

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë          4046

Fier                699

Gjirokastër     577

Shkodër         487

Berat              437

Durrës             384

Elbasan            351

Vlorë                263

Korçë              201

Lezhë              159

Dibër                65

Kukës              49

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *