‘A dëshiron të na pushtosh?’, Kurti dhe Brnabiç përplasen në Tiranë mbi njohjen e Kosovës

User2
0 0
Shpërndaje

TIRANË– Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, në Samitin e Ballkanit Perëndimor në Tiranë, ku po merr pjesë edhe kryeministrja serbel, Ana Bërnabiç kërkoi sot që marrëveshja e CEFTA-s të ripërcaktohet, në të cilën Kosova do të trajtohej si shtet,

Sipas Tanjug, Kurti gjithashtu i bëri thirrje Serbisë që të njohë Kosovën si shtet të pavarur.

Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiç u përgjigj duke thënë se formati aktual funksionon mirë dhe se nuk ka asnjë argument ligjor për të ndryshuar asgjë.

Sepse Kosova është pjesë e Serbisë”,- tha ajo.

Advertisements

Bërnabiç tha se Kosovën nuk e njohin pesë anëtare të BE-së, se Kosova nuk është anëtare e OKB-së dhe se në atë kuptim nuk mund të ketë status tjetër nga ai ekzistues.

Kurti iu përgjigj asaj me një pyetje: “Çfarë do të bësh, a dëshiron të na pushtosh?”.

Ndërsa Bërnabiq u përgjigj: “Si mendoni se po e okupojmë territorin tonë?”, sipas Tanjug.

Rruga Press

Next Post

Osmani takohet me Kallas: Kosova duhet të mësojë nga modeli i Estonisë

ShpërndajePresidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë vizitës në Estoni është pritur nga kryeministrja Kaja Kallas. “Të dy bashkëbisedueset i kanë vlerësuar raportet ndërshtetërore të mira dhe kanë shfaqur përkushtimin për avancimin e tyre. Presidentja Osmani ka përmendur mbështetjen e Estonisë ndaj Kosovës që nga shpallja e pavarësisë, duke përfshirë edhe […]