Lajme

A ju bën auto-korrekt vërtetë më të zgjuar? Mendohuni sërish

Një studim i fundit ka zbuluar se grup moshat e reja shpenzojnë mesatarisht 48 minuta në ditë duke shkruar mesazhe në celular, ndërsa moshat e mesme diku tek 30 minuta.

Që prej shpikjes së telefonave celularë, mënyra se si ne shkruajmë ka ndryshuar. Kemi dëshmuar prezantimin e platformave si auto-correct apo tekstit parashikues, të cilat presupozohet të na ndihmojmë të shkruajmë më mirë dhe më shpejt.

Të dy këto funksione janë dizajnuar për ta bërë shkrimin tonë në tastierë më të shpejtë dhe efikas. Por, a është vërtetë kështu?

Mesa duket, jo.

Teksti parashikues, siç e nënkupton edhe vetë etiketimi, ka funksion të parashikojë fjalën e ardhshme në bazë të fjalëve që ne shkruajmë në tastierë. Ndërsa funksioni i auto-korrekt, është që të na tregojë mënyrën e duhur se si shqiptohet një fjalë.

Lexo më shumë  NATO shton trupat dhe artilerinë e rëndë në Kosovë dhe Bosnje

Një studim i fundit rreth komunikimit me telefona celularë, i realizuar mes 37,000 vullnetarëve, ka bërë disa zbulime interesante. Pjesëmarrësve iu kërkua të kopjojnë disa fjali sa më shpejt të kenë mundësi dhe në mënyrë sa më të saktë të mundshme.

Pjesa që përdori tekstin parashikues shkruajti një mesatare prej 33 fjalësh në 1 minutë, në ndryshim nga ata që nuk përdoren asnjë metodë inteligjente të cilët mbajtën një ritëm prej 35 fjalësh në minutë, dhe pjesëmarrësit që përdoren autokorrekt ishin më të shpejtët me 43 fjalë në minutë.

Me pak fjalë, edhe nëse ideja e tekstit parashikues ka për qëllim të na kursejë kohë dhe të na ndihmojë në shkrimin e tekstit, efekti në praktikë është krejt i kundërt.

Lexo më shumë  Prokurorja speciale: Ish-ministrja e PDK-së, Dhurata Hoxha dëmtoi buxhetin 143 mijë euro, me paratë e ministrisë promovoi në media fushatën e saj zgjedhore me 2019

Një tjetër gjetje e këtij studimi, ishte fakti se auto-korrekt është efektiv vetëm atëherë kur fjala ka 6 shkronja ose më tepër – pasi fjalët e gjata janë në përgjithësi më të vështira për t’u mësuar të shkruhen në mënyrë korrekte.

Ndaj në përgjithësi përdorimi i të dy këtyre funksioneve, vë në pikëpyetje jo vetëm efikasitetin e tyre dhe humbjen e kohës që shkaktojnë tek përdoruesit por edhe kontributin që ato mund të kenë në inteligjencën dhe formimin tonë.

Vetë ekzistenca e tyre ka bërë që gjithnjë e më shumë njerëz të kenë probleme drejtshkrimore edhe kur bëhet fjalë për gjuhën e tyre amtare.

Platforma që premtojnë të na kursejnë kohë, në fakt po na e marrin atë dhe po e lënë brezin e ri me gjithnjë e më shumë boshllëqe.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *