Art & Kulturë

Ahengu shkodran, perlat e këngës qytetare u performuan në oborrin e muzeut “Oso Kuka”

Artistët e këngës qytetare performuan në oborrin e muzeut “Oso Kuka” në Shkodër  në mbrëmjen kushtuar “Ahengut shkodran”. Koncerti bëri bashkë qindra dashamirës të këngës qytetare, ndërsa ai është një ndër 7 kryeveprat e trashëgimisë kombëtare shpirtërore.

Zërat e rinj ishin ata që me elegancë sollën në edicionin e nëntë të tij “Ahengun shkodran”, organizimin e kthyer në traditë për ditën e trashigimisë kulturore.

Perlat e këngës qytetare, ato që u krijuan plot pasion e mjeshtëri, u ruajtën dhe sollën deri në ditët tona, e që sot kanë për mision t’i trashëgohen brezit të ri, i dhanë një natë të magjishme publikut të pranishëm në oborrin e muzeut “Oso Kuka”.

Lexo më shumë  Dua Lipa në ballinën e “Elle USA”, flet për krimet e serbëve ndaj shqiptarëve

Organizatorët e quajnë me fat që Shkodra e ruan këtë traditë dhe ja përcjell të rinjve, pasi është një vlerë që nuk duhet humbur.

Ivan Tanushi jeton jashtë Shqipërie, por u gjend në Shkoder ndërsa po bëheshin organizimet dhe e priti me kenaqësi këtë ftesë.

Ai së bashku me artisten e re Martina Serreqi janë të lumtur që patën mundësinë të sjellin këto perla të muzikës.

Lexo më shumë  Dua Lipa në ballinën e “Elle USA”, flet për krimet e serbëve ndaj shqiptarëve

Mjeshtri i Madh, Bujar Qamili, i ftuar special i kësaj nate e vlerëson ndërthurjen e bërë mes brezave, për ta sjell plot freski ahengun.

Ahengu shkodran është futur si një ndër 7 kryeveprat e trashëgimisë kombëtare shpirtërore.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *