BallinaLajme

Aksident në aksin Lezhë-Milot, makina përmbyset në arë

Një aksident ka ndodhur në superstradën Lezhë-Milot, pranë fshatit Markatomaj.

Një çift bashkëshortësh ka dalë nga rruga teksa udhëtonin me automjetin tip “Ford”, i cili ka përfunduar i përmbysur në parcelë.

Nga aksidenti ka mbetur e plagosur gruaja e cila ishte pasagjere dhe është dërguar në Spitalin Rajonal të Lezhës. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Lexo më shumë  Mexhiti: Gjithçka po shkon sipas planit, regjimi Ahmeti, Grubi, Osmani do të bie
YouTube player