Sport

Alban Xhaferi: Shkodra mori çfarë meriton! Tifozë, kini kujdes!

Vllaznia triumfoi kundër Siroki Brijeg me rezultatin 3-0 dhe u kualifikua në raundin e dytë të Conference League, ku do përballet me AEL Limassol.

Sponsori Alban Xhaferi ka bërë një postim për arritjen e kuqebluve dhe ka një mesazh për incidentin që ndodhi dhe ndërpreu ndeshjen kundër boshnjakëve.

“Zoti asht i madh, i drejtë shikon dhe gjykon.
Dy ditë përpara t’gjithë morën atë që i takon, lojtarët shpërblimin e mundit dhe djersës së tyne, një qytet i tërë gzimin e munguar prej ma shumë se një dekade dhe komplet stafi konfirmimin e vazhdimisisë në rrugën e suksesit.

Lexo më shumë  Ernest Muçi shënon gol të bukur me Besiktasin ndaj Ankaragucu

Kur t’gjith bajn atë që duhet sigurisht meritojn plotësisht t’marrin përgzime dhe hakun që i takon.

Me mirkuptimin tuj, të gjithë tifozave t’mrekullueshëm shkodran, gjithashtu dhe pjeses se sigurise, ju lutem sa ma shumë vigjilencë për t’shmang ato veprime shkaterruese – të një grupi shumë të vogël njerëzish – të cilat janë të papranueshme për UEFA–n dhe projektin tonë për një Vllazni t’përhershme n’kompeticionet Evropiane”.

Lexo më shumë  Gjimshiti shpallet më i miri në Ligën e Evropës

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *