Albin Kurti arrin marrëveshjen, sigurohet vota e 80-të për Vjosa Osmanin

RrugaPress2
0 0

Kryeministri i Kosovës, Albi Kurti, ka zhvilluar një takim me deputetin Adem Hoxha, nga Partia Unike e Goranëve. Sipas mediave në Kosovë, Kurti ka arritur të sigurojë pjesëmarrjen dhe votën e këtij deputeti, në seancën e sotme në Kuvend, për zgjedhjen e Presidentit.

Raportohet se marrëveshja mes tyre është arritur para pak çastesh në një takim të zhvilluar në Prishtinë. Burime për mediat në Kosovë, bëjnë me dije se deputeti Hoxha ka reflektuar për votën e tij, duke pasur parasysh edhe gjendjen e rëndë në të cilën gjendet vendi si pasojë e pandemisë.

“Për shkak të gjendjes së rëndë me pandeminë dhe ekonominë dhe duke mos dashur të bllokojmë krijimin e institucioneve nuk dëshirojmë ta dërgojmë vendin në zgjedhje. Prandaj, do të marrim pjesë në seancën ku do të votohet për zgjedhjen e presidentit”, ka një zyrtar i Partisë Unike e Goranëve, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.

Edhe ditën e djeshme u mbajt një takim mes Hoxhës dhe Kurtit. Me votën e siguruar nga deputeti i Partisë së Goranëve, pritet që në vazhdimin e seancës së jashtëzakonshme për zgjedhjen e presidentit, të paraparë për sot në orën 17:00, të marrin pjesë 83 deputetë.


Next Post

Perlat e fshehura të artit në Muzeun e Luvrit

Muzeu i Luvrit në Paris aktualisht është i mbyllur për shkak të kufizimeve të koronavirusit. Por brenda mureve të tij gjendet një koleksion i fshehtë kryeveprash që rrallë shfaqen për publikun. Muzeu i Luvrit në Paris priste 10 milionë vizitorë në vit, në kohërat përpara pandemisë. Muzeu i Luvrit në […]