Albin Kurti jep intervistë për mediat bullgare, shpreh bashkëpunimin midis dy vendeve

User4
0 0

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosja, Albin Kurti ka dhënë një intervistë për Agjencinë Bullgare Telegrafike. Kurti ka sjell dhe njëherë në vëmendje se dialogut me Serbinë nuk është prioritet dhe se do ta vendosë në vendin e katër.  Ai shprehu shpresën për një dialog të sinqertë nën kujdesin e Brukselit dhe me ndihmën e Shteteve të Bashkuara, bazuar në reciprocitetin dhe barazinë.

“Ne do të bëjmë një lëshim dhe do ta bëjmë dialogun me Serbinë përparësinë numër katër – pas vendeve të punës, drejtësisë dhe pandemisë KOVID-19,” tha Kurti.

Po ashtu ai është shprehur se Bullgaria dhe Kosova ndajnë qëllime dhe interesa të përbashkëta. Kurti e përshkroi Bullgarinë si një aleat të ngushtë të Kosovës dhe tha se Prishtina mund të mësojë shumë nga Sofja për integrimin evropian.

Kreu i Vetëvendosjes thotë se Kosova do të aplikojë për statusin e kandidatit për në BE dhe shpreson që qeveria e tij e ardhshme do të punojë ngushtë me Bullgarinë si për integrimin evropian të Prishtinës ashtu edhe për zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe. Në të cilat mund të arrihet një shkëmbim shumë më dinamik, ekonomik dhe kulturor.

Gjithashtu, ai ka theksuar se integrimi i Kosovës në BE është një proces që po përparon shumë ngadalë, duke theksuar se vendi nuk ka marrë ende liberalizimin e vizave, megjithëse i ka përmbushur të gjitha kriteret. Ai shprehu synimin e tij për të punuar intensivisht me pesë vendet anëtare që nuk e kanë njohur ende pavarësinë e Kosovës – Spanjën, Sllovakinë, Rumaninë, Greqinë dhe Qipron.

Kurti tha se do të përpiqet t’i bindë ata se ata nuk duhet të kenë frikë të njohin pavarësinë e Kosovës dhe se ata nuk duhet të krahasohen me Serbinë, për të cilën ai tha se kreu gjenocid në 1999.

Ndër çështjet kryesore ku do të përqendrohet kabineti i ardhshëm i Kosovës, sipas Kurtit janë vendet e punës dhe drejtësinë. Papunësia në vend arrin 40 përqind dhe udhëheqësi i Vetëvendosjes planifikon të punojë shumë për të investuar në punë, veçanërisht midis të rinjve dhe grave.  Ai është shprehur se kjo, së bashku me vendosjen e shtetit të së drejtës dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit, do të lejojë që vendi të dalë nga kriza.

I pyetur se çfarë koalicionesh do të kërkonte nëse “Vetëvendosja” nuk do të arrinte një shumicë absolute në parlament, Albin Kurti ishte i prerë se jashtë koalicionit parazgjedhor me listën e Presidenti Vjosa Osmani, partia e tij nuk sheh partnerë të mundshëm në asnjë nga partitë e “regjimit të vjetër”. Ai shprehu synimin e tij për të kërkuar mbështetje nga përfaqësuesit e pakicave joserbe dhe ligjvënësit individualë të opozitës.

Rruga Press

Next Post

PËRKUJTOHET PERSONALITETI I GJUHËS DHE LETËRSISË SHQIPE, PARASHQEVI QIRIAZI

“Muzeu i Arsimit-Mësenjtorja e Parë Shqipe” përkujtoi personalitetin e gjuhës dhe letërsisë shqipe, Parashqevi Qiriazi. Parashqevi Qiriazi ashtu si motra e saj Sevasti Qiriazi Dako, ju përkushtua çështjes kombëtare dhe arsimimit të vajzave shqiptare. Fëmija i fundit i familjes Qiriazi Lindi në 2 qershor të vitit 1880, dhe ishte fëmija […]