Albin Kurti shpalos programin qeverisës, thotë se do të përgatisin padi për gjenocid ndaj Serbisë në GJND

User1
1 0
Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, në mbledhjen e qeverisë që po mbahet tani, ka shpalosur programin e tij qeverisës për mandatin e parë 2021-2025, ku ndër të tjera ka njoftuar se do të përgatisin padi ndaj Serbisë.

“Do ta përgatisim padinë për gjenocid ndaj Serbisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë”, ka thënë Kurti.

Ai ka thënë poashtu se me Serbinë do të bëjnë dialog parimor me marrëveshje të njohjes reciproke.

“Do të bëjmë dialog parimor të përgatitur me Serbinë me marrëveshje të njohjes reciproke”, tha Kurti duke shtuar se këto prioritete do të zbatohen brenda kufijve buxhetor, ndërsa programi qeverisës do të rishikohet çdo fillim vit financiar.

Rruga Press


Next Post

Zvicër/ “Lost Ships” i Elina Dunit nominohet për albumin më të mirë ndërkombëtar

ShpërndajeAlbumi “Lost Ships” e këngëtares shqiptare të xhazit Elina Duni nominohet nga Deutscher Jazzpreis. Albumi i këngëtares shqiptare, e cila jeton në Zvicër, është nominuar në kategorinë “Album Vokal des Jahres International” (Albumi i vokalit ndërkombëtar më të mirë të viit). Albumi është publikuar me 13 nëntor 2020, me këngë […]