Lajme

Albulena Haxhiu rrëzon ‘mitin’ e Vetingut në Shqipëri: BE ka rezerva, ja pse nuk e sugjeroi në Kosovë

Ministrja e Drejtësisë së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka bërë një deklaratë të fortë teksa u shpreh se BE nuk i ka sugjeruar Kosovës modelin e Vetingut që po realizohet në Shqipëri që pas reformës në drejtësi të vitit 2016.

Sipas Haxhiut, BE ka thënë se ka rezerva për këtë proces sipas modelit shqiptar, duke rrëzuar në këtë mënyrë mitin e krijuar në Shqipëri se Vetingu është idealja për drejtësinë, për faktin se, institucionet e drejtësisë mund të mbesin pa personel dhe mund të kishin vakanca dhe institucione që nuk janë funksionale.

“Së pari, Kosovës nuk i është kërkuar ta bëjë vetingun në sistemin e drejtësisë. Kjo reformë po realizohet për shkak të kërkesave të larta nga qytetarët tanë. BE-ja kërkon nga ne të fokusohemi në fuqizimin e mekanizmave disiplinorë që janë brenda sistemit të drejtësisë, por që këto mekanizma nuk kanë funksionuar.

Lexo më shumë  Osmani: Pesë policë të Kosovës po mbahen peng nga Serbia

Nuk kemi asnjë rast të vetëm kur një gjyqtar apo prokuror është larguar nga puna si rezultat i veprimeve disiplinore të këshillave apo komisioneve përkatëse brenda institucioneve të drejtësisë. Prandaj, nuk është kërkesë e tyre, por është kërkesë shoqërore. Në fillim të mandatit tim unë jam takuar edhe me përfaqësues të BE-së. Kanë shprehur rezerva për faktin se mund të mbesin institucionet pa personel, pra mund të kemi vakanca dhe institucione që nuk janë funksionale, sikur ka ndodhur edhe rasti i Shqipërisë. Pavarësisht sfidave ne duhet të punojmë në këtë drejtim edhe kur BE-ja e ka parë që ne e kemi seriozisht këtë, po na mbështesin me grupet punuese në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë për ta bërë Reformën në Drejtësi, vetingun.

Lexo më shumë  Sot takimi i radhës në Bruksel

Qëllimi është ndjekja dhe konfiskimi i pasurisë se pa justifikuar të aktorëve të drejtësisë. Kam takuar drejtuesit e institucioneve shqiptare të dala nga Reforma për të marrë mësime. Aty ku Shqipëria ka arritur ta bëjë më mirë, ne të marrim mësim. Kur të nisim punën për vetingun e gjyqtarëve dhe prokurorëve do jetë shumë e rëndësishme që të krijojmë një personel që do të zëvendësojë ata që do të largohen, pa shkaktuar vakanca dhe mosfunksionim të institucioneve tona”, tha Haxhiu.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *