Bota

Alexei Navalny dhe Jeanine Anez në listën e BE-së për çmimin e madh të të drejtave të njeriut

Udhëheqësi i opozitës ruse, Alexei Navalny dhe një grup grash afgane janë pretendentët kryesorë për të fituar Çmimin Sakharov, më i madhi i Bashkimit Evropian për të drejtat e njeriut.

Politikania boliviane, Jeanine Anez është nominuar gjithashtu për këtë çmim. Fituesi i tij do të shpallet me datë 20 tetor. Çmimi ka një vlerë prej 50 mijë euro dhe do të jepet më pas, më datë 15 dhjetor, gjatë një sesioni të Parlamentit Evropian.

Çmimi Sakharov për Lirinë e Mendimit u krijua në vitin 1998, për të nderuar personat dhe organizatat që mbrojnë të drejtat e njeriut dhe liritë themelore.

Lexo më shumë  AlJazeera: Të paktën 30 fëmijë kanë humbur jetën si pasojë e urisë në Gaza

Ky çmim është emërtuar i tillë për nder të fizikantit dhe disidentit sovjetik, Andrei Sakharov, një avokat i të drejtave të njeriut në ish-Bashkimin Sovjetik.

Navalny, armiku më i njohur i presidentit rus Vladimir Putin, u burgos këtë vit, pasi u kthye në Rusi nga Gjermania, pasi u shërua nga helmimi me agjentë nervor dhe për të cilin akuzon Kremlinin.

Anez, shërbeu si presidente e përkohshme e konservatorëve të Bolivisë, një vit para se ajo të arrestohej. Arrestimi i saj erdhi në kohën kur zyrtarë të qeverisë së majtë, filluan të ndjekin penalisht të gjithë personat që u përfshinë në rrëzimin e udhëheqësit socialist Evo Morales, në vitin 2019.

Që kur talibanët morën pushtetin në Afganistan, pas largimit të forcave ushtarake amerikane, gjendja e grave atje ka zënë hapësirën kryesore në botë.

Pavarësisht premtimeve fillestare për të mbrojtur të drejtat e grave në arsim dhe në punësim, talibanët janë vënë nën kritika të ashpëra, duke përfshirë edhe Kombet e Bashkuara, për mosrespektimin e këtyre të drejtave.

Gratë e nominuara për Çmimin Sakharov janë aktiviste të njohura të të drejtave të njeriut, një gazetare dhe shumë emra të kulturës.

Vitin që shkoi, Bashkimi Evropian nderoi me këtë çmim opozitën demokratike bjelloruese.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *