Lajme

Ambasada e SHBA-së në Shkup: Zgjedhjet e lira e të ndershme, thelbësore për demokraci të fortë

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shkup është prononcuar në rrjetet sociale me rastin e mbajtjes së zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut. Nga Ambasada thonë se zgjedhjet e lira, të ndershme dhe transparente janë thelbësore për çdo demokraci të fortë.

“Zgjedhjet e lira, të ndershme dhe transparente janë thelbësore për çdo demokraci të fortë. Sot ne duartrokasim qytetarët e Maqedonisë së Veriut të cilët po ushtrojnë të drejtën e tyre për këtë parim jetik demokratik në zgjedhjet komunale në të gjithë vendin.”, thuhet në shkrimin e Ambasadës.

Lexo më shumë  Qoku i reagon BDI-së: Jemi lodhur nga këta që shqiptarizmin e kanë punë personale, ndërsa sllavizmin detyrë qeveritare

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *