Lajme

Ambasadori amerikan Hovenier: Siç ka thënë presidenti Clinton, masakra e Reçakut ishte akt vrasës i qëllimshëm

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier në ceremoninë e 23-vjetorit të Masakrës së Reçakut, ka thënë se Masakra e Reçakut ka qenë akt vrasës i qëllimshëm dhe ishte arsyeja pse ShBA-ja ndërhyri në mbrojtje të popullit të Kosovës.

“Askush të mos harrojë apo mohojë se çka ndodhi këtu dhe se pse aleatët dhe ShBA-ja ndërhynë për të mbrojtur popullin e Kosovës. Në përgjigje të këtyre mizorive SHBA-të në bashkëpunim me aleatët e NATO-s vepruan në mbrojtje të civilëve të pambrojtur. Këto qëllime i përfaqësojnë thellësisht vlerat amerikane dhe perëndimore.Ne besojmë që të gjithë popujt pa dallim etnie apo feje meritojnë të jetojnë në liri”, tha ai.

Lexo më shumë  Çfarë mund të përfshijë pakoja ushtarake 61 miliardë dollarëshe për Ukrainën?

Ai citoi ish-presidentin amerikan, Bill Clinton i cili e kishte quajtur masakrën e Reçakut akt vrasës i qëllimshëm.

“Jemi të vetëdijshëm për përpjekjet për të rishkruar historinë e dokumentuar mirë të masakrës së Reçakut dhe për të minimizuar apo keqintepretuar faktet rreth këtyrë mizorive, dëshiroj të jem i qartë siç ka thënë presidenti Clinton atëherë dhe e vërtetojmë sërish tani ky ishte një akt vrasës i qëllimshëm dhe pa dallim, që synonte të mbillte frikë te populli i Kosovës, mohimi dhe glorifikimi i krimeve të luftës çnderon kujtimin e të vrarëve dhe e kthen rajonin prapa”, tha ai.

Tutje Hovenier tha se e mban mend mirë ditën e Masakrës së Reçakut kur ish-ambasadori amerikan Walker e kishte informuar përmes telefonit.

“E mbaj mend shumë mirë si zyrtar në misionin e ShBA-së në OSBE përgjegjës për Kosovën atëherë kisha një marrëdhënie të mirë me ambasadorin Walker. Ai më thirri në telefon sapo ishte larguar nga Reçaku tashmë i përqëndruar në rekomandimet e tij për OSBE-në në reagim të vrasjeve brutale të civilëve të pafajshëm”, tha ai

Rruga Press

YouTube player