Amnesty International: Shqipëria nuk ka mbrojtur gazetarët kritikë me qeverinë për Covid19

RrugaPress2
0 0

Shqipëria është ndër vendet që nuk ka marrë masa “për mbrotjen e gazetarëve dhe shinjalizuesve, përfshirë edhe mjekët, që kritikuan në atë kohë përgjgijen e qeverisë ndaj Covid19”.

Ky është përfundimi i raportit të organizatës Amnesty International, mbi ndikimin e krizës së Covid19 në kufizimin e lirisë së shprehjes dhe të të drejtave të njeriut, të vitit 2020.

Sipas AI, përveç, vendist tonë, në këtë kategori bëjnë pjesë edhe Kosova, Shqipëri, Bosnjë, Armeni, Bjellorusi, Hungari, Kazakistan, Poloni, Rusi, Turqi, Ukrainë dhe Uzbekistan.

Gjetjet kryesore të raporti për Shqipërinë janë:

Në mars, kryeministri kërcënoi organizatat e mediave për mbyllje për shkak të përhapjes së lajmeve të rreme në lidhje me Covid19.Në gusht, institucionet konfiskuan Ora News Tv si pasojë e një hetimti mbi pronarin e medias. Televizioni vazhdon ende punën.

Avokati i Popullit gjeti shkelje të rënda të të drejtave të njeritu në rastin e turkut Haruk Çelik, i ekstraduar më 1 janar në Turqi. Haruk Çelik një mësues turk i lidhur me të ashtuquajturën lëvizje Gyleniste, kishte palikuar për azil në Shqipëri.

Për personat e komuitetit LGBT, urdhëri i Psokologëve nuk ka pranuar të bëjë këshillim psikologjik për këtë komunitet.

Policia ka përdorur dhunë disporpocionale ndaj protestuesve kundër shembjes së Teatrit Kombëtar më 17 maj. 2 gazetarë që mbulonin protstat u sulmuan verbalisht dhe u goditën nga policia.

Në vend shpërthyen protestat pas vrasjes së 25 vjeçari nga një polic, për shkelje të orës policore, më 8 dhjetor.


LAJME:

Next Post

Si mund të shmanget lufta? Korrespondenca mes Albert Ajnshtajn dhe Zigmund Frojd në vitin 1932

Pse luftë? Korrespondenca mes Ajnshtajnit dhe Frojdit në vitin 1932 Siç po e tregon historia, ngjarjet përsëriten, ndërsa te njerëzimi, ashtu siç shkruante edhe Frojdi, ngre gjithmonë krye dualiteti mes dashurisë dhe dhunës, jetës dhe vdekjes. Çështja e dhunës, që gjeneron mbase të gjitha problemet sociale, duket si e pazgjidhshme. […]