Opinion/Aktualitet

Analisti boshnjak zbulon planet e presidentit serb për destabilizimin e rajonit me ndihmën e Rusisë, pas Kosovës radhën e ka Bosnja e Hercegovina

Analisti e gazetari boshnjak, Jasmin Mujanoviq, në një seri shkrimesh në Twitter,  ka shkruar për planet e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, sa i përket destabilizimit të rajonit, të cilat sipas tij kanë nisur në Mal të Zi, Kosovë e do të përfundojnë në Bosnje e Hercegovinë.

Ai madje përmendi se Vuçiqi po nxit tensione në Kosovë – duke theksuar se me një retorikë të tillë do të vazhdojë akoma duke shpresuar se do t’ia arrij qëllimit – përshkallëzimin e situatës jo vetëm në Kosovë por edhe në rajon.

Lexo më shumë  Reportazhi i RAI 3 – prova e pakontestueshme se Shqipëria drejtohet nga një kryemafioz?

Pas Malit të Zi e Kosovës, Mujanoviq ka dekonspiruar planet e Vuçiqit që me ndihmën e Rusisë të vazhdojë kësaj radhe edhe me Bosnjën e Hercegovinën gjatë muajit nëntor.

Sipas tij, presidenti serb po shfrytëzon politakanin kontrovers të  Republikës Serbe në Bosnje, Millorad Dodik, që të shtyjë para agjendën duke shpresuar se do t’i ndërpritet mandati EUFOR-it ( mision ndërkombëtar në këtë shtet)

Lexo më shumë  Reportazhi i RAI 3 – prova e pakontestueshme se Shqipëria drejtohet nga një kryemafioz?

Mujanoviq shkruan se për një gjë të tillë ata po llogarisin edhe në ndihmën e madhe të Rusisë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, duke theksuar se gjatë nëntorit do të vazhdojë kjo “ofensivë” për Bosnjën.

Madje Dodik sipas analistit boshnjak e ka përgatitur terrenin për një krizë sa i përket sigurisë.

Ndryshe pak javë më parë kishte problem e tensione edhe në shtetin e Malit të Zi, kur presidenti i këtij shteti Milo Gjukanoviq, ka deklaruar se përmes kishës ortodokse Serbia me ndihmën e Rusisë po tenton të destabilizoj shtetin e tij dhe rajonin në përgjithësi. 

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *