‘Anibar’ prezanton 242 filma këtë vit

RrugaPress2
1 0
Shpërndaje

Festivali Ndërkombëtar i Animacionit “Anibar” ka shpalosur programin artistik për këtë vit.

Ky është edicioni i 12-të i Anibar dhe do të mbahet nga data 23 deri më 30 korrik në Pejë.

242 filma janë përzgjedhur për nëntë kategori të cilat përfshijnë Konkursin Ndërkombëtar, Konkursin Studentor, Konkursin Ballkanik, Konkursin e Video Muzikës së Animuar, Konkursin e Filmit të Metrazhit të Gjatë, Konkursin Eksperimental dhe Konkursin e të Drejtave të Njeriut.

Advertisements

Për shkak të situatës pandemike, Anibar mund të vizitohet drejtëpërdrejtë dhe në mënyrë virtuale.

”Ju mirëpresim në kinematë tona në Pejë, Kosovë, ku do t’i kemi tre te hapura dhe dy të mbyllura. Virtualisht, vizitorët mund të shikojnë të gjitha filmat në platformën tonë dixhitale në online.anibar.org”, thuhet në komunikatën për media.

Next Post

TheSun “shpërthen bombën”: Lionel Messi kalon te Interi pas dy vjetësh

ShpërndajeInter Miami, klubi që është në pronësi të ish-mesfushorit David Beckham është optimist për një lëvizje mahnitëse të Lionel Messit nga Barcelona. Mediumi i madh anglez, “TheSun” ka zbuluar se Messi është i etur për të përfunduar karrierën e tij në MLS. Por, një gjë e tillë mund të ndodhë […]