Arbëreshët në Zarë, 295 vjet larg atdheut

RrugaPress2
0 0

Në Zarë të Kroacisë komuniteti Arbënesh feston këto ditë 295-vjetorin e mbërritjes së familjeve të para nga Shqipëria. Me këtë rast, që nga data 3 deri më 21 maj, do të qendrojë e hapur për publikun një ekspozitë fotografish, që dokumentojnë historinë e  kolonisë shqiptare atje.

Veprimtaria organizohet nga Shoqata Kulturore “Aleksandar Stipčević”, nën kujdesin e Berndard Kotlar dhe titullohet “Shatërvani”. Festimet mbahen edhe në kuadër të festës së Zojës së Loretos, e cila është edhe shenjtorja e kishës së shqiptarëve të Zarës.

“Nga e hëna, 3 maj 2021, në Degën “Aleksandar Stipčević” – Arbanasi mund të shihni ekspozitën “Shatërvani” të organizuar me rastin e 295 vjetorit të ardhjes së shqiptarëce në Zadar dhe festës së Tonë Zonja e Loretskës. Biblioteka, në bashkëpunim me autorin Bernard Kotlar, po organizon një ekspozitë me kartolina të vjetra dhe fotografi të reja të Shatërvanit, shoqëruar me një broshurë. Ekspozita mund të shikohet deri më 21 maj”, shkruhet në njoftimin zyrtar.


ART & KULTURË:

Next Post

Kurti uron Pashkët ortodokse duke cituar Fan Nolin

Kurti u uron Pashkët besimtarëve ortodoksë Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u ka uruar Pashkët besimtarëve ortodoksë. Kurti ka thënë se ky kumtim thërret për punë, vetëmohim e disiplinë, siç kanë udhëzuar rilindasit tanë. “Për shumë mote Pashkët! Sot, besimtarët ortodoksë, dhe midis tyre dhe bashkëatdhetarët tanë, kremtojnë Pashkët. Ju […]