Ariu ngec në shtyllën elektrike në Arizona, ekipet emergjente arrijnë ta zbresin në tokë pa pësuar ndonjë lëndim

User2
0 0
Shpërndaje

Një ari ka ngecur në shtyllën e energjisë elektrike në Arizona të SHBA-ve, por ishin punonjësit e kompanisë që merret me distribuim që e zbritën në tokë, dhe që për fat të mirë nuk e kishte mbytur rryma.

Kompania amerikane ishte telefonuar, pasi kalimtarët e rastit kishin vërejtur një ari që kishte ngecur mes telave të shtyllës elektrike, transmeton Telegrafi.

Advertisements

Me t’u telefonuar, ekipet u shfaqen në vendin e ngjarjes duke bërë të pamundurën që ta zbresin në tokë, pa pësuar ndonjë lëndim kjo kafshë e egër.

Megjithatë ajo çfarë nuk dihet është se si ky ari kishte mbërritur të ngjitet në shtyllën elektrike, dhe nëse ajo mund të ketë zbritur nga ndonjë zonë malore apo të ketë ikur nga kopshti zoologjik.

Rruga Press

Next Post

Kurti në Tiranë: "6 shtete të Ballkanit janë në BE, ajo nuk është ende e plotë. Kosova e ka situatën më të vështirë, pasi nuk ka as liberalizim të vizave"

ShpërndajeNë një prononcim për mediat, kryeministri i Kosovës Albin Kurti bëri të ditur propozimin e tij në Samit, ndërsa u shpreh se shkak për ngecjen e nismave rajonale është mosnjohja e Kosovës nga Serbia. “Isha edhe në një konferencë tjetër rajonale në Selanik. Janë shtuar nismat e ndryshme që bëjnë […]