Bota

Arkeologët gjejnë ski prej druri 1.300-vjeçare në malet e Norvegjisë

Në vitin 2014 arkeologët zbuluan një ski prej druri 1,300-vjeçare në malin Digervarden në Norvegjinë jugore.

Që nga ajo kohë  “Secrets of the Ice”, një organizatë arkeologjike norvegjeze, kishte qenë duke vëzhguar vendin, duke kërkuar nëse ndonjë ski tjetër ndodhej aty.

Skitë e epokës para-Viking janë aq të paprekura. Organizata thotë se ato janë çifti parahistorik që janë ruajtur  shumë mirë.

Gizmodo zbuloi skinë parahistorike të zhdukur. Arkeologu Runar Hole dhe shoqëruesi i tij në një udhëtim në Bjørn Hessen e gjetën binjaken e saj gjatë një kontrolli në terren në shtator të këtij viti.

Lexo më shumë  AlJazeera: Të paktën 30 fëmijë kanë humbur jetën si pasojë e urisë në Gaza

“Secret of the Ice” shumë shpejt dërgoi një ekip për të gërmuar skitë prej druri. Klima e ftohtë e Digervarden e kishte ngrirë atë në copë akulli.

Skija e zbuluar është gjashtë metra e gjatë dhe shtatë centimetra e gjerë.

“Secrets of the Ice” thotë se historia prapa atyre është ende një mister total. Arkeologët spekulojnë se skitë – të cilat dikush i kishte riparuar shumë herë – mund të ishin lënë pas nga një gjahtar.

Lexo më shumë  Bideni zotohet t’ia dërgojë Ukrainës ndihmat e reja këtë javë

Nuk dihet nëse gjahtari nga “Epoka e Hekurit Romak” vdiq së bashku me skitë e tija. Është e vështirë të besohet se ata kishin braktisur sende të tilla të vlefshme, thonë arkeologët.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *