Armend Muja publikon rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve, Kurti dhe Osmani thyejnë rekordin e Rugovës

RrugaPress2
0 0

Kandidati për deputet nga Lëvizjes Vetëvendosje Armend Muja, ka publikuar përqindjen e votave të partive politike, që sipas tij, duhet të jetë rezultat përfundimtar i zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Sipas tij, Vetëvendosje ka marrë 50% të votave, PDK-ja renditet e dyta me 16.9%, ndërsa LDK-ja e treta me 12.6%, përcjell Bota sot.

Muja ka thënë se është thyer rekordi i Ibrahim Rugovës së vitit 2001, pasi nga 220 mijë, Vetëvendosje bashkë me Vjosa Osmanin në këto zgjedhje kanë fituar 437 mijë vota.

Postimi i plotë i Mujës në Facebook:

Ky duhet të jetë rezultati përfundimtar i zgjedhjeve 2021. Nga 220,000 në 437,000 brenda një viti. Është tejkaluar rekordi i Rugovës së vitit 2001. Sistemi zgjedhor megjithatë lejon që një subjekt të ketë gjysmën e votave. Oferta politike ishte e qartë – drejtësi dhe punësim. Albin Kurti dhe Vjosa Osmani, kandidatë për deputetë, aktivistë, votues të Kosovës dhe mërgatë, respekt!

Image

Rruga Press

Next Post

Erdhi vera! Vilat e Qeveritarëve po shpenzojnë 20 mijë euro për impiante për filtrim uji

Një nga të mirat e pushtetit është se pushon kudo në Shqipëri. Madje, falas! Të gjitha shpenzimet mbulohen me paratë e taksave tona. Që nga ndërtimi i vilave, mirëmbajtja, rrogat e punëtorëve, mobilimi, ushqimi e madje edhe orenditë luksoze që gjenden me shumicë në këto vila. Gjatë 8 viteve në […]