
Nga Ervin Goci
Mbrëmë, natën, pasi kanë ikur mediat, siç e kanë zakon, policia e shtetit e kontrolluar direkt nga një person, ka vendosur t’i nxjerrë kontrollorët me dhunë nga hoteli ku rrinin për t’i plasur në qeli. Kush i bën avokim kësaj, është një enverist i kalbur, që me demokracinë nuk është puqur ndonjëherë.
Ky është vetëm akti i rradhës i një grushti shteti permanent, që ne per 8 vite e kemi quajtur si qeverisje e keqe, por që vetëm qeverisje nuk ka qenë..
Dua të shpreh solidaritetin tim me kontrollorët, për mua ata janë punëtorë dhe kaq, njerëz me të drejta si gjithë të tjerët, mund të ketë vepruar procedurialisht gabim, por me ta duhet folur si me çdo punëtor tjetër…në asnjë mënyrë të terrorizohen me ushtri e polici.
Vetëm enveristët i gjykojnë pagat, janë të njëjtët që veshen me togën e drejtësisë njerëz me paga stratosferike, të perzgjedhur pa asnjë transparencë për t’i sherbyer pushtetit. Ditë të vështira kemi përpara, por bashkë do ia dalim që ç’ke me të…demokracia do të triumfojë.
Rruga Press