Sport

Arrihet paqja mes Hysajt e tifozëve të Lazios, në Romë shfaqet pankarta “Forca Hysaj”

Mbrojtësi shqiptar i sapotransferuar te Lazio, Elseid Hysaj dhe tifozët e skuadrës kanë kaluar momente aspak të mira në ditët e para të arritjes së shqiptarit në Romë.

Hysaj e respektoi traditën e transferimit të ri për të kënduar këngë në prani të bashkëlojtarëve të ri, anise i “preki” shumë tifozët, shkruan Demokracia.com.

Ishte kënga “Bella Ciao” që në vitit 1943-1945 ishte lloj himni kundër fashistëve, që Hysaj e këndoi mbi një karrige pranë bashkëlojtarëve.

Lexo më shumë  Ernest Muçi shënon gol të bukur me Besiktasin ndaj Ankaragucu

Kënga që ai e kishte përzgjedhur nuk iu pëlqeu fare tifozëve ultras të Lazios të cilët reaguan ashpër duke e fyer rëndë lojtarin, teksa një mbrëmje tentuan të “qërojnë hesapet” me të në një restorant.

Megjithatë, duket se paqja mes ultrasëve të Lazios dhe Elseid Hysajt është arritur.

Në Romë është shfaqur sot një banderolë që shkruante: “Daje Hysaj” e që në gjuhën shqipe do të thotë “Forca Hysaj”.

Lexo më shumë  Gjimshiti shpallet më i miri në Ligën e Evropës

RRUGA PRESS

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *