KryesoreLajme

‘Asnjë iniciativë pa BE-në’, Kurti rithekson qëndrimin kundër Open Ballkan

Kryeminsitri i Kosovës, Albin Kurti është duke marrë pjesë në samitin ekonomik në Shkup ku ka folur fhe rreth integrimit të tregut ballkanik, ku u shpreh se kjo është e mundur duke i zbatuar katër liritë bazike.

Kurti ka ri-theksuar po ashtu se nuk do të mbështesin asnjë iniciativë të Ballkanit Perëndimor ku nuk bën pjesë edhe Bashkimi Evropian.

Është e mundur që më shumë t’i integrojmë ekonomitë tona, duke i zbatuar katër liritë bazike, duke u integruar në një treg të përbashkët me BE-në dhe si çështje finale pranimi në BE. Por, si socialdemokrat besoj në barazi që burrat dhe gratë të punojnë, të aftësohen dhe të kenë sukses secili për pjesën e vetë.

Por, duhet t’i shohim të gjitha këto si të ndërlidhura, pasi që nuk është e mundur që të ecim përpara derisa injorojmë ndodhitë e së kaluarës, ose duke injoruar realitetin aktual. Në vend të kësaj duhet të punojmë së bashku, ta pranojmë njëri tjetrin për t’u ballafaquar me të gjitha sfidat që hasim sot”, u shpreh Kurti.

Lexo më shumë  Kurti: Lirohen katër policët e mbajtur peng në Serbi, Jankoviq ende jo

Kryeministri në samitin e Shkupit ka thënë po ashtu se Bashkimi Evropian është fati dhe kontinenti i Kosovës, derisa ka kërkuar edhe fonde zhvillimore nga BE-ja.

BE-ja është fati ynë dhe Evropa është kontinenti për Kosovën. Ekonomia në Kosovës është shumë më mirë tani, por pikërisht për këtë arsye kemi nevojë më shumë ndihmë se përpara. Jo ndihmë humanitare si në të kaluarën, por fonde zhvillimi. Të hyrat e qeverisë janë rritur për 30 për qind në krahasim me vitin e kaluar, qarkullimi bizneseve është rritur për 30 për qind dhe eksportet 60 për qind. Viti 2021, është viti ku ne parashikojmë rritje ekonomike së paku 10 për qind”, tha ai.

Lexo më shumë  Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *