Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës: Paketa “antishpifje” në Shqipëri, rast i paprecedent në botën demokratike

RrugaPress2
0 0

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës i bashkohet thirrjes së gazetarëve dhe medieve shqiptare, organizatave të medias, të shoqërisë civile si dhe organizatave ndërkombëtare, të cilat kërkojnë nga qeveria shqiptare të tërheqë paketën ligjore ‘anti-shpifje’ që i është propozuar Kuvendit.

Me miratimin e ndryshimeve në Ligjin për mediat audiovizuale dhe Ligjin për komunikimet elektronike, Autoriteti i Medieve Shqiptare (AMA) dhe Autoriteti i Komunikimeve Postare dhe Elektronike (AKEP) do të lejohen të bllokojnë menjëherë faqet e internetit të medieve, të vendosin gjoba të papërballueshme për gazetarët dhe penalizime të rënda deri në mbylljen e portaleve.

Next Post

Rama vazhdon marshimin kundër mediave dhe ndërkombëtarëve

Pavarësisht kritikave nga ndërkombëtarët dhe mediat në Tiranë, qeveria “Rama” ka vendosur të vijojë me miratimin e ligjit kundër mediave. Ditën e sotme, Komisioni i Ligjeve ka votuar pro paketës “anti-shpifje” pa bërë asnjë ndryshim nga projekti i kritikuar i qeverisë “Rama”. Ligji është miratuar në të njëjtën kohë kur […]