Lajme

Associated Press: Kosova voton për zgjedhjet komunale, Prishtina në fokus

Media me renome ndërkombëtare po shkruajnë për zgjedhjet lokale të cilat po zhvillohen në Kosovë.

Associated Press ka shkruar se në fokus kryesor të këtyre zgjedhjeve është Prishtina, në të cilën, siç thuhet, partia e krahut të majtë, e cila tashmë udhëheq Qeverinë e Kosovës, po synon ta marrë pushtetit, përmes nominimit për kryetar të saj, ish-ministrin e Shëndetësisë.

AP-ja përmend edhe procesin e votimit në veri të Kosovës, duke theksuar dy incidentet e muajve të fundit në këtë pjesë të Kosovës, të cilat kanë nxitur tensione mes Kosovës e Serbisë.

Lexo më shumë  Kryeminsitri Kurti bashkëbisedoi me pjesëtarë të mërgatës në Hanover të Gjermanisë

Zgjedhjet komunale po zhvillohen në 38 komuna të Kosovës. Qytetarë me të drejtë vote janë mbi 1 milionë e 800 mijë banorë.

Deri në ora 11:00 dalja në zgjedhje sipas KQZ-së ka qenë 8,2%.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *