Shëndetësi

Australia rihap kufijtë në dhjetor

Australia do të hapë kufijtë e saj nga muaji i ardhshëm për studentët e huaj të vaksinuar, punëtorët e kualifikuar dhe personat që kanë viza, duke lehtësuar disa nga masat më të rrepta në botë. 20 muaj pasi Australia mbylli kufijtë e saj,  personat kanë viza si dhe shtetasit japonezë dhe koreano-jugorë, do të mund të hyjnë në territorin Australian nga 1 dhjetori.

“Australia po rihapet për botën,” tha Sekretarja e Brendshme Karen Andrews, duke shtuar se ky ishte “një hap i ri përpara për vendin”.

Qytetarët do të mund të udhëtojnë vetëm me një test negativ të koronavirusit përpara nisjes nëse janë vaksinuar kundër COVID. 19. Qeveria e Scott Morrison hoqi kufizimet për udhëtimet jashtë vendit muajin e kaluar vetëm për qytetarët australianë.

Megjithatë, qeveria australiane ka refuzuar të lehtësojë kufizimet për shtetasit jo australianë, një vendim që ndaloi rreth 1.4 milion  që kanë viza të hyjnë në Australi.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *