Autobusi ngec në borë,del në ndihmë një shofer me Golf 3 – e nxjerr pa problem/Video
Të reshurat e mëdha të borës ia kanë vështirësuar qarkullimin e lirë shoferëve të veturave në periferi të Shtutgartit, por shoferi i një veture të tipit Volkswagen Golf 3 ka arritur të fitojë epitetin e heroit të ditës.
Një autobus që kishte ngecur në borë, nuk po mundte assesi të lëvizte. Por aty befasisht u shfaq një Golf 3 i cili ndërroi rrjedhën e “lojës”.
Po të bëhet fjalë për golf të rëndomtë që bën tërheqje me rrotat e para, zor se do të kishte sukses – por bëhet fjalë për versionin që bën tërheqje me të katër rrotat.
Vetura që prodhon 90 kuaj-fuqi dhe bën tërheqje me të katër rrotat, ka dëshmuar se është tejet e fuqishme – e tërheq autobusin gjigant sikur të ishte i punuar nga letra, dhe atë në një terren pothuajse malor dhe të mbuluar nga bora.