Banka krijon për herë të parë një monedhë dixhitale

user3
0 0

Karaibet Lindore kanë krijuar formën e tyre të monedhës dixhitale që synon të ndihmojë në shpejtimin e transaksioneve dhe t’u shërbejë njerëzve pa llogari bankare.

Banka Qendrore e Karaibeve Lindore, bëri të ditur se “DCash” e saj është monedha e parë dixhitale e prezantuar nga ndonjë prej unioneve të monedhës në botë, megjithëse disa kombe individuale kanë sisteme ekzistuese të ngjashme.Monedha u bë e disponueshme të Mërkurën, 31 Mars, në një program pilot njëvjeçar në katër ishuj: Shën Lucia, Grenada, Antigua dhe Barbuda dhe St. Kitts dhe Nevis.DCash u krijua nga kompania “Fintech” me qendër në Barbados Bitt në partneritet me bankën qendrore. Ndryshe nga kriptovalutat, ajo lëshohet nga një bankë qendrore zyrtare dhe ka një vlerë fikse, të lidhur me dollarin ekzistues të Karaibeve Lindore të përdorur në pjesën më të madhe të rajonit. “Është një moment historik në historinë e instrumenteve monetare,” tha CEO i Bitt Brian Popelka, gjatë një konference shtypi të transmetuar në internet.

Sistemi lejon përdoruesit edhe pa llogari bankare, përmes një smartphone të përdorin një aplikacion të shkarkuar dhe të bëjnë pagesa përmes një kodi QR. Ata pa llogari bankare do të shkonin te një agjent i aprovuar më parë ose një institucion financiar jo bankar i cili do të verifikonte informacionin e një personi dhe më pas do të aprovonte një portofol DCash.Përveç kësaj, ka kufizime në sasinë e parave që njerëzit mund të dërgojnë përmes DCash, tani për tani nuk ka plane për integrimin e kartave të kreditit dhe interesi nuk vlen për monedhën dixhitale.

Ai vuri në dukje se Bahamas vitin e kaluar u bë vendi i parë që hapi monedhën e saj dixhitale në të gjithë vendin, dhe se Ishujt Marshall po konsideronin kriptovalutën e vet. Për vendet më të vogla, “ka më shumë në rrezik” pjesërisht sepse shumë njerëz mbeten pa bankë, tha ai. (Euronews)

Next Post

Osmani e Kurti pajtohen për bashkërendim të forcave për sigurimin e vaksinave Covid-19

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takimin e parë koordinues ndërinstitucional kryeministrin Albin Kurti me një pjesët të ministrave të kabinetit qeveritar.Siç bëhet e ditur për media, Osmani ka diskutuar me kryeministrin Kurti nevojën e krijimit të mekanizmave të përbashkët koordinues në fushën e politikës […]