Lajme

Basha: 1/3 e karburanteve në Shqipëri hyn kontrabandë

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka deklaruar se së shpejti do të bëjë një kallëzim në SPAK lidhur me kontrabandën me karburantet. Sipas kreut të PD-së rreth 30% e importit të karburanteve në vendin tonë futet kontrabandë duke iu shmangur taksave. Më tej Basha theksoi se ky problem është diskutuar edhe në mbledhjen e qeverisë ditën e sotme por sipas tij në mbledhje ra heshtja.

“Edhe në mbledhjen ku doli Edi Rama u diskutua. Sipas burimeve rezulton se 30% e karburanteve hyjnë kontrabandë. Humb shteti. Por në akt humbin qytetarët. Ky ka qenë një moment qetësie e heshtje e madhe në atë mbledhje. Si ka mundësi që 1/3 hyn kontrabandë. Nuk përfundojnë në investime tek njerëzit. Por zhduken. Ju e dini se ku shkon.” tha kreu i PD-së.

Lexo më shumë  FMN ul parashikimin për rritjen ekonomike të Shqipërisë në 2024

“Kemi nisu kallëzim penal që do e depozitojmë në SPAK. Me shpreson me lutjen që të mos përfundojë në dhomën e pluhurave. As ke salloni i vonesave. “ tha Basha.

Sipas Bashës kjo kontrabandë ndikon edhe në rritjen e çmimit të naftës për qytetarët. Ndërsa si një ndikues tjetër të kostos së naftës, Basha ka përmendur manipulimet që bëhen me cilësinë e saj.

“240 lek për litër i taksës Rama. 65% e çmimit shkojnë taks për qeverinë. Nuk është ky problemi i vetëm. Cilësia është mizerabël. Për skemën e vjetër që del nga puset dhe shitet si naftë e përpunuar. Për përzierjen e naftës që shkatërron makinën dhe rrit koston dhe kostot e mirëmbajtjen e makinave. Edhe në mbledhjen ku doli Edi Rama sipas burimeve rezulton se 30% e karburanteve hyjnë kontrabandë. Humb shteti. Por në akt humbin qytetarët. Ky ka qenë një moment qetësie e heshtje e madhe në atë mbledhje. Si ka mundësi që 1/3 hyn kontrabandë. Nuk përfundojnë në investime tek njerëzit. Por zhduken. Ju e dini se ku shkon.” Tha mes të tjerash kreu i PD-së.

Lexo më shumë  Sekuestrohen mallra me vlerë afro 7 mijë euro në Mitrovicën e Veriut

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *