Lajme

Basha: Shqiptarëve në Luginën e Preshevës po u bëhet spastrim etnik, Tirana hesht

Pas takimit me kreun e Komunës së Bujanocit Nagip Arifi, kryedemokrati Lulzim Basha u shpreh se shqiptarët në Luginën e Preshevës në Shqipëri po përballen me spastrim etnik. Basha u shpreh se BE dhe SHBA duhet të bëjnë gjithçka që është e mundur për të ndalur këtë spastrim.

“Do të veçoja si problem themelor spastrimin etnik që po i bëhet kësaj komune. Ky është një proces diskriminues në shkelje të Kushtetutës dhe në kuadër të dokumenteve të bashkëpunimit. PD dënon me forcë dhe u kërkon autoriteteve serbe të ndalin këtë praktikë të paligjshme.

I bëjmë thirrje BE dhe SHBA të bëjnë gjithçka për të ndalur këtë spastrim etnik që po ndodh prej vitesh. Mbi 2000 qytetarë të kësaj komune kanë humbur të drejtën e rezidencës dhe të drejtave të tjera që burojnë nga regjistrimi i ligjshëm si banorë të kësaj komune. Nga njëra anë trumbetohet lëvizja e lirë dhe klima e bashkëpunimit dhe ana tjetër goditen shqiptarët”, u shpreh Basha

Lexo më shumë  Zv/drejtori i Policisë së Kosovës dërgohet në Rashkë nga autoritetet serbe, dyshohet se po keqtrajtohet

Kreu i PD theksoi se Tirana po e kalon në heshtje këtë situatë, duke ironizuar edhe takimin e kryeministrit Edi Rama me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç.

“E gjithë zona e luginës së Presheves ka vetëm një institucion shëndetësor. Nuk ka një mjek të vetëm shqiptar. Ka pengesa për studentët dhe nxënësit e shkollave të mesme për të mësuar në gjuhën e tyre amtare. Të rinjve dhe të rejave nuk u njihen diplomat. Përkundër kësaj situate dhe sfidave të qytetarë ka heshtje dhe mosveprim nga qeveria e Tiranës. Disa fish më shumë para janë shpenzuar për ngjarje vanitoze. Kjo është në kundërshtim flagrant me vizionin dhe vlerat tona.

Lexo më shumë  “Pengmarja“ e qytetarëve të Kosovës në kufirin serb, reagon Mexhiti: A do të vazhdojë Aliu të thërrasë rroftë populli sërb

PD dhe unë do bëjmë gjithçka për t’i dhënë fund kësaj neglizhence dhe për t’i dhënë mbështetjen e nevojshme politike shqiptarëve dhe Luginës së Preshevës. U shpreh mirënjohjen time zotit Arifi dhe drejtuesve të tjerë lokal në Luginën e Preshevës. Nuk e di sa kohë i ka kushtuar Edi Rama këtij problemi kur flet me mikun e tij Vuçiç, por në qoftë se i ka kushtuar pak kohë e ka mbajtur të fshehtë mjaft mirë”, deklaroi Basha.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *