
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka njoftuar se është finalizuar dhe proceduar në Qeveri koncept-dokumenti për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme. Haxhiu ka deklaruar se hartimi i këtij dokumenti hap rrugë për hartimin e projektligjit të pasurisë së pajustifikueshme.
“Lufta ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit është prioritet i Qeverisë tonë prandaj edhe do ta fuqizojmë bazën ligjore kundër korrupsionit si dhe do fuqizojmë kapacitetet e institucioneve të drejtësisë në luftën e tyre ndaj krimit të organizuar e korrupsionit”, ka shkruar ajo.
Ministrja Haxhiu dhe kryeministri Albin Kurti para marrjes së mandatit kanë premtuar se ndër pikat e para të planit qeverisës do jetë vettingu.
Rruga Press
- DOKUMENTET/ ‘Çmenden’ prokuroria dhe Gjykata e Posaçme, kërkojnë sekuestrimin e LAPSI.al
- Kurti: Siguria në vend është prioritet i institucioneve
- Nëpunës, policë dhe ushtarakë në listën me mbi 9,000 “patronazhistë” socialistë
- Sulm me thikë në një xhami në Tiranë, plagosen pesë persona
- “Punësime elektorale nga Bashkia Tiranë”/ Vokshi publikon mesazhin e drejtorit të Veliajt
- Pandemia përkeqësoi papunësinë tek personat me universitet, rritet në 14%!