Bota

“Besimi thyhet sërish”, Franca xhindoset me Australinë, zbuloi mesazhet e Macron

Kriza diplomatike mes Francës dhe Australisë sa vjen e përkeqësohet. Qeveria e Parisit komentoi me zemërim të madh vendimin e kryeministrit Scott Morrison, për të publikuar mesazhet private të dërguara nga presidenti Emmanuel Macron.

“Besimi është thyer plotësisht”, u shpreh këshilltari i afërt i shefit të Elizesë për mediat franceze duke nënvizuar se zbulimi i mesazheve të shkëmbyera nga krerët e shteteve apo qeverive është një taktikë mjaft e vrazhdë dhe e pahijshme. Zyrtari shtoi për Le Parisien se Macron nuk do ta çonte nëpër mend një gjë të tillë dhe paralajmëroi se kjo nuk është mënyra e duhura për të përmirësuar marrëdhëniet mes vendeve. Kritika për këtë zhvillim pati edhe ambasadori francez në Australi.

Lexo më shumë  Rreziku për luftë gjithëpërfshirëse në Lindjen e Mesme më i madh se kurrë, paralajmëron mediumi britanik

“Nuk sillesh kështu në shkëmbimet personale me liderët apo aleatët. Ndoshta është thjesht një konfirmim që ne nuk kemi qenë kurrë aleatë”, tha ambasadori i Francës në Australi, Jean Pierrethebalt.

Dy ditë përpara njoftimit të marrëveshjes së Australisë me Britaninë dhe Shtetet e Bashkuara, Macron e kishte pyetur Morrison nëse mundtë presë lajme të mira apo të këqija për nëndetëset. Publikimi i mesazheve erdhi pasi presidenti francez i tha mediave se e dinte që kryeministri australian e kishte gënjyer atë për planet me Londrën dhe Uashingtonin për blerjen e nëndetëseve me fuqi bërthamore.

Lexo më shumë  Knaus zbulon pse po eskalon Serbia: Dhunë për kërcënim

 Por publikimi i mesazheve private mes liderëve la të kuptohet që Macron ishte informuar se kontrata mes Francës dhe Australisë nuk do të zbatohej përpara se të bëhej publike.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *