Biden me performancën më të lartë se çdo president tjetër pas Rooseveltit

user3
0 0

Sipas The Amerikan Presidency Project, Biden ka ndërmarrë më shumë akte presidenciale se çdo president tjetër pas Rooseveltit, ku përfshihen urdhëra ekzekutiv, memorandume dhe shpallje zyrtare.

Edhe nëse nuk i marrim parasysh aksionet e tij simbolik, ato që ngelen dhe që janë realizuar deri në 100 ditët e para të Bidenit si president janë përsëri më shumë se ato të secilit president që vjen pas Rooseveltit.

Roosevelti firmosi 100 ligje të rëndësishëm në 100 ditët e tij të para, ndërkohë që vendi ishte nën efektet e Depresionit të Madh. Bideni deri tani ka firmosur paketa stimuluese, është duke promovuar ligje që autorizojnë shpenzimin e 2.3 trilionë dollarëve për infrastrukturë dhe 1.8 trilionë dollarë për zgjerimin e programeve sociale.

Në 100 ditët e tij të para Bideni ka firmosur 42 urdhëra ekzekutiv, më shumë se çdo president tjetër në histori. Gjysma e tyre përfshijnë anulimin e urdhërave të presidentit të mëparshëm Trump.

Presidenti                                                           Biden     Trump     Obama     GW Bush                                                                 

Urdhëra ekzekutiv brenda 100 ditëve                  42           33             19              11

Revokime të urdhërave të mëparshëm                 21            8               7                 5

% e urdhërave ekzekutiv me revokim                  50%        24%          37%            45%

Deri tani Senati ka aprovuar 39 emërime për pozicione kyç, që është më shumë se emërimet e aprovuara për presidentit GW Bush dhe Donald Trump. /The Financial Times

Artikullin e plotë e lexoni: https://www.ft.com/content/123042c5-3eb2-4ca8-b65e-b3ff1cc2ecb5?fbclid=IwAR13Fdfait3bbeu0mDZwbTgkO6QuyntT9FUDuu4GDmAE0sPLBF7524zmbvM

©RrugaPress Të gjitha të drejtat të rezervuara


Next Post

Shkarkimi i Metës u fut në rend dite, reagon zëdhënësi i presidentit: Zero vëmendje ndaj Parlamentit

Zëdhënësi i presidentit, Tedi Blushi, ka reaguar pas vendimit të Kuvendit për të futur në rendin e ditës shkarkimin e Ilir Metës. Nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Facebook”, Blushi bën me dije se çdo shkelje dhe manipulim që sipas tij është bërë në zgjedhjet e 25 prillit, duhet të […]