Biden: Nuk ndëshkojmë askënd me rritjen e taksave

user3
0 0

Ne nuk duam të ndëshkojmë askënd duke rritur taksat edhe pse jam lodhur duke parë njerëz në vështirësi, deklaroi presidenti amerikan, Joe Biden, i cili ka ndërmarrë një plan prej 1,9 miliardë dollarësh për përmirësimin e infrastrukturës së vendit.

Duke iu përgjigjur kritikave të bëra planit të tij për të rritur barrën e taksave për më të pasurit për të financuar punimet e infrastrukturës dhe për të ndihmuar familjet amerikane Biden ka vendosur të marrë këtë akt, duke taksuar më shumë ata që fitojnë më shumë.

Biden atëherë tha se ishte i gatshëm të negocionte mbi normën që sipas planit duhet të rritet nga 21% në 28% për kompanitë e mëdha, edhe pse kjo e fundit ka shkaktuar pakënaqësi te shtresat e pasura. 

Next Post

Karakaçanov: Maqedonia s'do anëtarësohet në BE, derisa nuk çlirohet nga komplekset jugosllave

“Retorika anti-bullgare në Maqedoni vazhdon për shkak komplekseve të vjetra, që u krijuan gjatë kohës socialiste. Fatkeqësisht, për momentin në Maqedoni sundon elitë politike e cila e ka filluar karrierën gjatë Jugosllavisë komuniste, kur Bullgaria prezantohej si armiku kryesor”.Këtë e ka thënë ministri i Mbrojtjes së Bullgarisë, Krasimir Karakaçanov, sipas […]