Bie dukshëm besimi i rusëve në mesazhin e Putinit, nga fjalimi në Asamble

user3
0 0
Shpërndaje

Nga të dhënat e dala nga hulumtimi i “Levada Center”, shihet që përqindja e rusëve të cilët besojnë që mesazhi i dalë nga fjalimi i presidentit Putin në Asamblenë Federale të Rusisë do të ketë ndikim serioz në jetën e tyre, është ulur dukshëm në krahasim me vitin e kaluar.

Bazuar nga të dhënat e dala nga hulumtimi i “Levada Center”, nga numri i të anketuar që kishin dëgjuan diçka në lidhje me fjalimin e Putin në Asamblenë Federale, 41% besojnë se fjalët e Putin nuk do të ndryshojnë gjendjen në Rusi, deri sa 54% besojnë që mund të ketë ndryshime.

Nëse krahasojmë të dhënat e hulumtimit të këtij viti me të dhënat e vitit të kaluar, vërejmë se ka rritje të konsideruar të përqindjes të atyre që nuk besojnë se fjalimi i Putin mund të sjellë ndryshime. Vitin e kaluar vetëm 34% e rusëve nuk kishin besuar se fjalimi i Putin mund të ndryshoj për të mirë gjendjen në Rusi, deri sa 60% i kishin besuar fjalimit të Putinit.

Nga të dhënat e dala nga sondazhi i fundit, më shumë se 71% e të anketuarve kishin dëgjuar të paktën diçka nga fjalimi i Putin. Nga kjo përqindje 24% e kishin shikuar fjalimin, 19% ishin të informuar për përmbajtjen e fjalimit nga mediat, deri sa 29% kishin dëgjuar pjesë të vogla nga fjalimi. Përqindja e rusëve që nuk kishin asnjë njohuri për fjalimin e Putin është 29%.

Vitin e kaluar, përqindja e rusëve që e kishin ndjekur fjalimin e Putin në parlament, fjalim i cili kishte të bënte me ndryshimet kushtetuese ishte më e madhe. Për fjalimin e Putin kishin njohuri 78% e të anketuarve, derisa 22% nuk e kishin ndjekur fare.


Next Post

Katër të vdekur nga koronavirusi në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit

ShpërndajeKatër persona kanë vdekur nga koronavirusi në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit, derisa nga 2.545 testime, 170 kanë rezultuar pozitivë, ndërsa janë shëruar 389 pacientë. Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik njofton se vdekjet janë në komunat: Ferizaj 1 rast (78 vjeç), Mitrovicë 1 rast (67 vjeç), Podujevë 1 rast […]