Bota

Bie për 25% regjistrimi i makinave në reja në Evropë

Regjistrimi i makinave në Evropë kanë rënë për më shumë se 25% në muajin shtator të këtij viti, për shkak të mungesës së furnizimit të automjeteve si pasojë e mungesës së vazhdueshme të gjysmëpërçuesve, treguan të dhënat e industrisë të premten.

Sipas njoftimit, regjistrimet e makinave të reja për pasagjer, kanë rënë për 25,2% në Bashkimin Evropian, në Britani të Madhe dhe në shtetet që janë pjesë e Asociacionit Evropian për Tregti të Lirë (EFTA), në krahasim me vitin e kaluar.

Lexo më shumë  Evropa, 2 herë më e nxehtë se norma/ Raporti i OBM-së: Kontinenti kaloi vijën e kuqe

Këto janë të dhënat e prezantuara së fundmi nga Shoqata Evropiane e Prodhuesve të Automjeteve (ACEA)

Numri i makinave të shitura ishte 972,723 në tregjet e Bashkimit Evropian, Britanisë së Madhe dhe EFTA-s, që sipas AECA-s, është më e ulëta në muaj që nga viti 1995.

Grupi i industrisë ACEA beson se shkaku kryesor është mungesa e gjysmëpërçuesve, e cila ka çuar në pezullimin e prodhimit në fabrikat e automobilave.

Lexo më shumë  “Putini është i paparashikueshëm,…” – paralajmërimi i frikshëm nga e veja e Navalnyt

Rënia e shitjeve në shtator e ka shtyrë industrinë nën rezultatet katastrofike të vitit të kaluar si pasojë e bllokimit nga COVID-19, i cili mbylli shumë tregtarë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *