Lajme

Blindohet kufiri me Serbinë, dhjetëra forca të Njësive Speciale mbërrijnë në Jarinjë

Njësia Speciale dërgohet në Jarinje për t’ua vendosur veturave nga Serbia “targat provë”. Mëngjesin e sotëm, Njësitë e Specializuara të Policisë së Kosvës janë pozicionuara në pikën Kufitare Kosovë – Serbi, konkretisht në Jarinje.

Dhjetëra autoblinda të Policisë së Kosovës janë pozicionuar në vendin ku më parë ka qenë pika kufitare. Njësia Speciale e Policisë së Kosovës “ROSU” është parë duke shkuar drejt pikave kufitare në Veri. Kjo pasi është paralajmëruar se nga sot mund të nisë vendosja e “tabelave provuese” për veturat që hyjnë nga Serbia në Kosovë.

Lexo më shumë  Shtatë serbë dënohen me 56 vjet burgim për krime lufte në Kosovë

Ndryshe, me Marrëveshjen e Brukselit për lëvizjen e lirë, e cila u arrit në korrik të vitin 2011 në dialogun teknik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ishte përcaktuar që të gjithë pronarët e veturave që banojnë në Kosovë, duhet të përdorin targat ‘KS’ (Kosovë) ose ‘RKS’ (Republika e Kosovës) dhe kështu t’i hiqnin nga përdorimi targat që për serbët e Kosovës i lëshonte Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë.

Sipas marrëveshjes, në Serbi mund të futen nga Kosova të gjitha veturat me targa KS, kurse ato me RKS duhet t’i ndërrojnë ato në kufi, duke marrë një letër të përkohshme që jep pala serbe. Në anën tjetër, veturat me targa të Serbisë futen lirshëm pa procedura shtesë në Kosovë.

Lexo më shumë  Reagon parlamenti italian: E papranueshme telefonata e Ramës për drejtorin e medias italiane

Këtë vit, Ministria e Brendshme e Kosovës ka njoftuar se do të hiqen nga qarkullimi të gjitha targat KS dhe veturat e Republikës së Kosovës do të bartin vetëm targat RKS.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *