Sport

Briken Çalja: Jam krenar, rezultat historik për Shqipërinë

Peshëngritësi shqiptar Briken Çalja arriti një sukses historik ditën e sotme duke u renditur në vendin e katërt teksa ishte vetëm 1kg larg podiumit për medalje.

Pas përfundimit të garës, Çalja u ndal të fliste për arritjen e tij duke u shprehur se ishte një rezultat i jashtëzakonshëm për të.

‘’Me rezultatin jam jashtëzakonisht i kënaqur. Mos të harrojmë se në shtytje dola i treti, një rezultat fantastik. Rezultati më i mirë i sportit shqiptar në histori shqiptare. Mos të harrojmë se unë kam zënë vendin e gjashtë në Londër, të pestin në Rio.

Lexo më shumë  Gjimshiti shpallet më i miri në Ligën e Evropës

Isha vetëm një vend larg medaljes, por ky është sporti. Është rezultat historik. Dua të falënderoj familjen time jashtëzakonisht shumë, për shkak se kemi kaluar një situatë jo të mirë. Falënderoj Zotin që ka dal mirë gjithçka. Duhet të jemi të lumtur për rezultatin, është rezultat historik dhe jam shumë i lumtur”, tha Çalja për ‘’Koha Ditore’’.

Lexo më shumë  Ernest Muçi shënon gol të bukur me Besiktasin ndaj Ankaragucu

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *