Art & Kulturë

Censura shtetërore mbyll përkohësisht Muzeun e Ramat Gan-it në Tel-Aviv

Muzeu i Ramat Gan-it në Tel-Aviv është mbyllur përkohësisht pas mosmarrëveshjeve të vazhdueshme në lidhje me censurën midis zyrtarëve të qytetit dhe artistëve të përfaqësuar në një ekspozitë kolektive.

Muzeu u mbyll përkohësisht pasi 47 pjesëmarrës të një ekspozite kërkuan tërheqjen e veprave të tyre si shenjë solidariteti me David Reeb-in, vepra e të cilit u hoq nga ekspozita. Ekspozita ishte e para në Muze pas një rinovimi prej vitesh.

Mosmarrëveshja filloi pasi Muzeu hoqi një pikturë të Reeb-it me nxitjen e kryebashkiakut të qytetit, Carmel Shama-Haco hen, i cili e konsideroi atë fyese. Piktura e Reeb-it, “Jerusalem” (1997), përshkruan dy imazhe të pasqyruara në bardhezi të një çifuti ortodoks që qëndron në Murin Perëndimor. Krahas tyre ka mbishkrime në gjuhën hebraike që lexojnë “Jerusalemi i Artë” dhe “Jerusalemi i M…”. Ajo u shfaq në ekspozitën e veprave të qarta politike “Instucionoi” të organizuar nga kryekuratorja e Muzeut, Svetlana Reingold.

Në një deklaratë, Muzeu shprehu “dhimbje dhe zhgënjim” për rezultatet e procesit të ndërmjetësimit. Institucioni tha se “punoi me vendosmëri për të promovuar ekzistencën e vazhdueshme të ekspozitës”, por në fund rezultoi i pasuksesshëm.

Lexo më shumë  Kartolina, dritarja prej ku bota u njoh dhe u magjeps me bukurinë e gruas dhe veshjen tradicionale shqiptare

“Jerusalemi” nuk kishte shkaktuar një protestë kur u shfaq në vende të tjera. Reeb ka thënë se komentet e kryetarit të bashkisë ishin “fyese”, duke shtuar se “ai thjesht pa një mundësi politike dhe e shfrytëzoi atë”. Reeb punon për çështjet e shtypjes shtetërore në Izrael dhe më parë ka treguar artin e tij në “Documenta quinquennial” dhe “Tate Modern”.

Kryetari i bashkisë së Tel-Avivit, Carmel Shama-Hacohen, e dënoi veprën disa ditë pas hapjes së ekspozitës më 23 dhjetor, duke e përshkruar atë si “raciste ndaj hebrenjve ultra-ortodoksë”. Në përgjigje të presionit në rritje nga Shama-Hacohen dhe kërcënimeve të raportuara për të hequr financimin e institucionit të subvencionuar nga shteti, Bordi drejtues i Muzeut votoi për heqjen e veprës nga ekspozimi. Në shenjë solidariteti, shumica e 60 artistëve pjesëmarrës në ekspozitë iu përgjigjën vendimit duke i mbuluar punimet e tyre me pëlhurë të zezë. Artistët kishin kërkuar heqjen totale të veprave të tyre.

Lexo më shumë  Kartolina, dritarja prej ku bota u njoh dhe u magjeps me bukurinë e gruas dhe veshjen tradicionale shqiptare

Aktivisti apeloi vendimin në një gjykatë në Tel-Aviv në një seancë dëgjimore më 29 dhjetor. Me përfaqësim nga Shoqata izraelite për të drejtat civile, Reeb dhe avokati i tij argumentuan se vendimi për të hequr pikturën shkelte Ligjin e shtetit për muzetë i vitit 1983, i cili përcaktonte se ekspozitat muzeore mbrohen nga ndërhyrjet e Qeverisë. Gjykata mbajti anën e Muzeut dhe më pas urdhëroi që të mos bëhen ndryshime të mëtejshme në ekspozitë derisa të merret një vendim.

“Institucioni” ishte ekspozita e parë e Muzeut pas një zgjerimi shumë milionë dollarësh që filloi më 2017. Projekti u bë aq i kushtueshëm sa e detyroi Muzeun të bënte disa manovra financiare jopopullore, duke përfshirë heqjen e veprave nga koleksioni i tij i përhershëm, për të rritur financimin e mëtejshëm.

Rruga Press

YouTube player