BallinaEditorial

Çështja e detit me Greqinë i ngjan demarkacionit me Malin e Zi

Nga Elvis Hoxha

Çështja e detit me Greqinë i ngjan demarkacionit me Malin e Zi. Në të dy rastet dihet përpjekja e Ramës për t’u dhënë territoret e shqiptarëve fqinjëve. Në të dy rastet karremi ishte i ngjashëm. Demarkacioni me Malin e Zi do t’i jepte liberalizimin e vizave Kosovës. Dhurata e lëndës detare Greqisë, do ta shtyjë Greqinë të na mbështesë Shqipërinë në negociata. Thaçi nëkohën e vet shkoi e bëri një marrëveshje të fshehtë, të cilën për turpin e vet kuvendi i regjimit të vjetër e ratifikoi.  

Çfarë mësuam ne prej demarkacionit? Mësuam se Evropa kur e kupton se ka të bëjë me një shtet që negocion sovranitetin e vet, që nuk di ta mbrojë institucionalisht dhe kushtetshmërisht territorin e vet, jo që nuk ia liberalizon vizat nënshtetasve të tij, por ia heq vizën vetë shtetit. E njëjta gjë do të ndodhë edhe me karremim apo karrotën që po përdor Rama sot për publikun shqiptar. Ai përdori argumentin e lehtësimit të negociatave për integrim. Në lidhje me negociatat nuk lehtësohet asgjë po qe se nuk ulet shkalla e korruptimit.  

Lexo më shumë  Presidentja Osmani përball Vuçiqit, nis seanca për Kosovën në OKB

Formula e regjimit të vjetër në të dy republikat tona, Kosovë dhe Shqipëri, ka qenë e njëjta: të ekulibrohet thellimi i korruptimit me dhënie toke shqiptare dhe deti shqiptar për fqinjët. Pushtetet shqiptarë deri tani kanë qenë të njëjtët: bisha të egra me popullin dhe atdheun e tyre dhe qengj të butë me fqinjët.     

Përpjekja e Ramës përcaktohet në dy pika:  

1. Të vendosë Republikën e Shqipërisë në një gjeopolitikë ku ajo nuk i gëzon më virtytet e shtetit apo republikës. Gjeopolitika e Ramës po e shpie Shqipërinë drejt një lindjeje pansllave dhe ish-komuniste. Aleati më i madh në botë i Ramës është Vuçiçi, ndërsa me prokurim është Rusia. Takimet e tij më të sukseshëm kanë qenë ato me Vuçiçin dhe me Lavrovin. Ai nuk ka takuar askënd tjetër. Zëdhënësi i tij është Baton Haxhiu dhe një tufë analistësh të tjerë, të cilët në maksimumin e tyre kanë vite që bëjnë mercenarin e Thaçit, possaçërisht për çështjet që kanë të bëjnë me dëmtimin e shtetësisë së Kosovës, e tani edhe të Shqipërisë që është shtet i pavarur. 

Lexo më shumë  Osmani ia thotë në sy Vuçiçit në Këshillin e Sigurimit: Serbët e Kosovës janë në trysni nga Serbia

2. Të diskreditojë popullin e Kosovës dhe përfaqësuesit e tij, kur ky i kundërvihet, si folklorikë vulgarë, të etiketojë popullin e Shqipërisë kur ky i kundërvihet si racistë antigrek. Sipas Ramës, po ta duam Vuçiçin dhe të deklarohemi për përparësinë e Serbisë ndaj Kosovës, atëherë ne jemi modernë dhe kozmopolitë. Sepse kozmopolitizmi  i Ramës priret drejt botës ose dhe kozmosit pansllav. 

Së brendshmi, reaksioni i klikës së Ramës, mercenarëve dhe skllevërve të tij, synon strukturimin e indit të pushtetit nëpërmjet zëvendësimit të ekulibrit të pushteteve, legjislativë, ekzekutivë dhe gjyqësor, me treshen monopol-mafie-media.  Me një ind të tillë pushteti, populli shqiptar është entitet politik në mungesë. Ky është synimi i Ramës. Numri i shqiptarëve të dëshiruar për ta lënë vendin e tyre është në rritje. Pra, ne e kemi të kërcënuar Republikën në sovranitet njerëzor dhe territorial.  

©RrugaPress Të gjitha të drejtat të rezervuara

YouTube player