Çfarë është “E shtuna e Shalës” dhe lidhja e saj me Gjon Kastriotin

RrugaPress2
0 0

Më 31 maj është Pentekosti. Në liturgjinë lindore, edhe e shtuna e mëparshme përkujton të vdekurit. Për arbëreshët është një ditë shumë e trishtuar. Një thënie e vjetër është “Ardhshin të gjitha festat, por e shtuna e Scialla-s nuk vjen kurrë”. Aluzioni është në të shtunën e ditës së pesëdhjetë të vitit 1413, sepse në atë ditë turqit, gjatë viteve të luftimeve, shkaktuan në Shalla një humbje të tmerrshme ndaj Gjon Kastriotit, duke shënuar kështu fundin e rezistencës të shqiptarëve dhe fillimin e sundimit otoman në Shqipëri. Përsëri, në prag të Pentekostit, më 29 maj të vitit 1453 Kostandinopoja, pas rezistencës së ashpër e heroike, u pushtua nga ushtria turke me në krye Mehmedin II. Kostandin Dragosez Paleologo, Basileos i fundit, pasi dëgjoi Te Deum, me një përulje të madhe, ngjeshi armët, luftoi  heroikisht në muret e qytetit dhe vdiq heroikisht, duke luftuar midis ushtarëve, pa u njohur. Nga ajo ditë, Kostandinopoja, metropoli fetar i Lindjes së krishterë, u bë kryeqyteti i mbretërisë turke, në vend të Adrianopojës dhe Katedralja e Shën Sofisë u shndërrua në një xhami. Të shtunën Pentekoste, arbëreshët e Mezzojuso-s, pasi  kujtojnë të vdekurit e tyre, në perëndimin e diellit, siç kanë bërë për mbi 500 vjet, shkojnë në Brigna, kodra me pamje nga qyteti dhe,  me kokën e zbuluar, me fytyrën e kthyer në drejtim të lindje.


Art e Kulturë:

Next Post

Qeveria Kurti paralajmëron kthimin e reciprocitetit me Serbinë

Dy ditë para zgjedhjeve të 14 shkurtit Albin Kurti pati paralajmëruar rikthimin e reciprocitetit me t’u kthyer në Qeveri. Por, ndonëse kanë kaluar 17 ditë prejse e ka marrë detyrën, një masë e tillë nuk është rivënë. Në Qeveri kanë paralajmëruar se ky vendim do të merret, e politologët kanë […]