“Çfarë kam bërë”, gruaja përlotet para policisë në Ksamil, efektivi: Mos e zgjat shumë me mua po shko futu brenda

User2
0 0
Shpërndaje

Një pronare e një biznesi në Ksamil, të cilës do t’i prishet ndërtesa ka debatuar me një efektiv policie.

KSAMIL– Pronarët e objekteve të cilat janë vënë sot nën ‘shenjestrën’ e IKMT-së, janë përplasur ditën e sotme me efektivët e policisë.

Advertisements

Një pronare e një biznesi në Ksamil, të cilës do t’i prishet ndërtesa ka debatuar me një efektiv policie. Në videon e publikuar nga Faxweb, ajo dëgjohet teksa kërkon shpjegim për arsyen e vendimit për prishjen e biznesit të saj.

Po më bëni shembull, përse? Më sollën një letër, çfarë kam bërë? Jemi në ndonjë kundërvajtje?”– u shpreh gruaja në Ksamil.

Ndërsa efektivi i policisë nuk i ka dhënë asnjë lloj shpjegimi, por ëhstë shprehur ndaj saj me fjalët: “Mos e zgjat shumë me mua po shko futu brenda.”

Aksioni ‘Bregdeti ynë’ nga IKMT ka nisur ditën e sotme me dy prej zonave më turistike në vend, nga Velipoja në veri deri në skajin jugor të Ksamilit, duke vijuar më pas në drejtimet respektive me prishjen e objekteve zonë pas zone. Në zonën e Velipojës janë planifikuar të prishen rreth 15 objekte të tilla, ndërsa në Ksamil rreth 30.

Rruga Press


Next Post

Çfarë ndodh nëse gëlltisni pilula pa ujë?

ShpërndajeA gëlltisni ndonjëherë pilula pa ujë? Nëse po, nuk jeni vetëm. Shumë njerëz kanë konsumuar një aspirinë ose ibuprofen pa mbushur një gotë ujë së pari ndonjëherë. Pavarësisht nëse nuk keni pasur qasje në ujë në atë kohë ose thjesht po ndiheshit shumë dembel për ta marrë atë, të gjithë […]