Çfarë ndodhi pas Pranverës Arabe

user3
0 0

E quajnë Pranvera Arabe. Protesta e cila filloi para dhjetë vitesh në Tunizi dhe u përhap nëpër rajon. U rrëzuan autokratë dhe filluan luftëra.

Tunizia ia doli ta evitojë këtë gjë. Këtij vendi i referohen si rast suksesi nga të gjithë vendet e Pranverës Arabe. Por, a mundemi me të vërtetë ta quajmë Tunizinë një sukses? Çfarë bëri Tunizia në dallim nga vendet e tjera? Dhe, a ka përfunduar Pranvera Arabe?

Pas dhjetë vitesh shohim në atë se si një akt i dëshpërimit të skajshëm nisi gjithçka. Kjo ndodhi në Tunizi, në dhjetor të vitit 2010.

Mohamed Bouazizi shiste fruta në rrugë. Ishte 26 vjecar, duke mbështetur ekonomikisht familjen e tij dhe me zor ia dilte të bënte ca para.

Një ditë policia donte t’ia konfiskonte karrocën. Ata thanë se ai nuk kishte leje, por Bouazizi tha se ata donin ryshfet. Për më tepër, një police grua e qëlloi me shuplakë. Kur u përpoq që të ankohej te zyrëtarët lokal ai u injorua. Kështu që, ai i vuri zjarrin vetvetes jashtë një zyre të qeverisë. Pak javë më vonë Mohamedi vdiq.

Brenda javëve pati protesta nëpër Tunizi. Çështja e Mohamedit rezonoi me shumë e shumë njerëz, sepse edhe ata i vuanin të njëjtët probleme dhe irritime. Njeriu më i fuqishëm në vend u rrëzua nga njerëzit më të pafuqishëm në vend.

Njerëzit përreth Lindjes së Mesme dhe Afrikës Veriore u ndjenë të frymëzuar për të kërkuar ndryshim edhe në vendet e tyre. Ata po u kërkonin qeverive që të mbanin përgjegjësi për padrejtësinë sociale të cilën e kishin pësuar për dekada. Ishte një moment revolucionar i asaj shkallë që nuk ishte parë vërtet që nga përpjekjet për pavarësim nga rendi kolonial.

Presidenti në Tunizi ishte në pushtet për 23 vjet, por u rrëzua vetëm mbas një muaji protestë. Në Egjipt u deshën vetëm 18 ditë që të largonin Husni Mubarakun, që ishte në pushtet për 30 vjet. Egjipti mbajti zgjedhjet e para demokratike për president, ku u zgjodh Mohamed Morsi, por qeveria e tij u rrëzua nga ushtria. Ushtria vazhdon ta ketë në dorë vendin edhe sot.

Në Libi, Muammar Gaddafi u kap dhe u vra mbasi kishte qenë për 42 vjet në pushtet. Kjo gjë krijoi një vakum pushteti dhe çoi më pas në luftë civile, e cila vazhdon edhe sot.

Presidenti i Jemenit, Ali Abdullah Saleh u rrëzua mbas 33 vitesh në pushtet. Por që atëherë vendi ka qenë më i përçarë se kurrë. Dhe luftimet mes rebelëve Houthis dhe koalicionit ushtarak të udhëhequr nga Sauditët ka krijuar një nga katastrofat më të tmerrshme humanitare në botë.

Pastaj vjen Siria. Është një lloj përjashtimi, sepse Bashar al-Assad nuk është larguar. Ajo që filloi si protestë paqësore u shndërrua në një prej konflikteve më të tmerrshme të kohës tonë, me qeverinë e Assadit, grupe që përfshijnë edhe ISIS dhe fuqi të huaja; që të gjithë duke luftuar për kontroll.

Edhe vende të tjera kanë patur kryengritje – siç është Bahraini. Por, Arabia Saudite dërgoi trupa përreth kufirit për ta shpëtuar monarkinë.

Pra, në shumicën e vendeve Pranvera Arabe nuk çoi tek ajo që shumë protestues donin. Disa mund të thonë edhe se, në fakt, gjërat shkuan mbrapa.

Kemi parë autoritarianizëm të rinovuar dhe një nivel të represionit që është edhe më i keq se sa ishte përpara Pranverës Arabe, në disa prej rasteve.

Por le të shohim tek vendi që duket se ca gjëra i ka bërë si duhet. Si demokraci e re, në Tunizi po ndodhin disa gjëra. Ajo ka një kushtetutë të re, janë bërë disa zgjedhje, media konsiderohet e lirë dhe njerëzit mund të protestojnë gjithashtu.

Tunizia u tregua e aftë se mundej të zhvillonte një tranzicion politik relativisht të qetë. Tunizia ka bërë edhe diçka tjetër të mahnitshme. Është fjala për Komisionin Për Të Vërtetën Dhe Dinjitetin. U krijua që të hetonte rastet e abuzimit të të drejtave dhe korrupsionin gjatë regjimit të shkuar. Pati më shumë se 62 mijë ankesa prej viktimave. Disa prej dëgjesave publike u dhanë edhe në televizione.

Ky komision kërkon të vendosë disa gjëra drejtë. Kërkon përgjegjësi, kërkon dëmshpërblim, kërkon pajtim kombëtar. Pra, është një proces thellësisht kontrovers dhe politik, sepse gërmon vërtet thellë deri te rrënjët e shëmtisë së autoritarianizmit dhe represionit.

Sigurisht që ka pasur rezistencë. Politikanë të regjimit të vjetër janë kthyer në pushtet dhe ata i akuzojnë se po përpiqen të ndalojnë punën e komisionit. Për më tepër, ata kaluan edhe ligjin për amnistim të zyrtarëve të akuzuar për korrupsion gjatë kohës së Ben Aliut.

Ka pasur edhe probleme të sigurisë poashtu. Kufirin nga Libia e kanë kaluar luftëtarë dhe shumë civilë janë sulmuar prej tyre.

Ekonomia ka pasur probleme gjithashtu. Huadhënës ndërkombëtar si IMF kanë ofruar asistenca financiare, por shpenzimet e shkurtuara që kërkonin ishin të jomirëpranuara.

Njerëzit nuk kanë patur mundësi të blejnë gjërat bazike. Dr. Zakaria Bougerra u shpreh se “jetojmë në një sistem që nuk tenton të përmirësojë, por tenton vetëm ta kryejë punën.”

Pra, është vështirë që ta shohim Tunizinë si sukses. Por, është e vështirë poashtu që ta injorojmë faktin se ka bërë më mirë se të tjerët. Dhjetë vjet nuk është një kohë aq e gjatë për ta transformuar një vend.

Në vitet e fundit ka pasur më shumë protesta në vende si Sudani, Algjeria dhe Libani. Barriera e frikës që u thye dhjetë vite më parë u ka dhënë guxim shumë të tjerëve që të vazhdojnë të thërrasin drejt qeverive të tyre. Në shumë kuptime, Pranvera Arbabe nuk ka përfunduar, ajo vetëm sa ka filluar. /Aljazeera

©RrugaPress Të gjitha të drejtat të rezervuara

Next Post

Ndodh pas 155 vjetësh, rinoceronti sjell në jetë këlyshin në kopsht zoologjik

Një rinoceront indian lindi në një kopsht zoologjik në Poloni, një zhvillim shpresëdhënës në përpjekjet për të ruajtur kafshët e rralla. Kamerat kapën momentin kur Maruska, një femër 7-vjeçare në kopshtin zoologjik të Wroclaw në Poloninë Jugperëndimore, solli në jetë një femër më 6 janar. Ky është rinoceronti i parë […]