Sport

Chelsea do ta testojë Borussia Dortmundin me një ofertë të jashtëzakonshme për Erling Haalandin

Chelsea thuhet është gati t’i bëjë një ofertë të jashtëzakonshme Borussia Dortmundit për yllin norvegjez Erling Haaland.

Këtë gjë e ka thënë ish ylli i Ligës Premier dhe Norvegjisë, Jan Aage Fjortoft, i cili ka nënvizuar se klubi anglez do të vërë në tryezë një ofertë në blerë 150 milionë euro.

“Chelsea e ka atë (Haalandin) si shënjestrën e tyre kryesore”.

“Ata do të dëshironin ta testonin Dortmundin me një ofertë fantazie dhe një ofertë fantazie do të ishte rreth 150 milionë euro (135 milionë funte) – dyfishi i asaj që mund të marrin në verën e ardhshme”, nënvizoi norvegjezi.

Lexo më shumë  Drejtori sportiv i Leverkusenit: Xhaka çelësi i suksesit, i jep zemër ekipit

Chelsea e duan me çdo kusht 20-vjeçarin dhe nuk duan të presin deri në vitin e ardhshëm kur Haaland do të jetë në dispozicion për 78 milionë euro.

“Është interesante të ndiqet kjo situatë, por ka shumë gjasa që ai të qëndrojë te Dortmund”.

“Dortmund po thotë gjithë kohën ‘ai do të qëndrojë, ai do të qëndrojë’”.

Lexo më shumë  Distria Krasniqi merr dy fitore mahnitëse dhe kualifikohet në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian

“Ata thanë se edhe për [Jadon] Sancho një vit më parë dhe ai qëndroi, kështu që ka shumë të ngjarë që Haaland të jetë ende një lojtar i Dortmund në këtë sezon që vjen, por ne jemi duke pritur për ofertën e madhe, të madhe nga Chelsea”, deklaroi Fjortoft.

Fjortoft  është analist i ESPN dhe njeri i afërt me Haaland, ku me televizionin e njohur ka bërë shpesh intervista me yllin e ri.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *