COVID-19: Shkalla e vdekshmërisë në vitin 2020 në Itali, më e larta që nga Lufta e Dytë Botërore

User2
0 0
Shpërndaje

Italia regjistroi 746,146 vdekje në vitin 2020, niveli më i lartë në periudhën pas Luftës së Dytë Botërore.

Këto të dhëna, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, kanë dalë nga një raport i statistikave kombëtare ISTAT.

Raporti tha se kjo ishte 100,526 vdekje më shumë se mesatarja për periudhën 2015-2019.

Ai tha se niveli i vdekjeve ishte rritur me 9% në lidhje me mesataren për pesë vitet e mëparshme.

Ai shtoi se rajonet me rritjen më të lartë të numrit të vdekjeve ishin Piemonte, Valle D’Aosta, Lombardia dhe provinca autonome e Trentos.

Rruga Press

Next Post

Boshnjakët thonë se po punohet që qytetarët në shtetet e rajonit t’i kalojnë kufijtë vetëm me letërnjoftim

ShpërndajeNjë grup pune përfaqësuesish të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor takohen në Tiranë ku do të vazhdojnë bisedimet mbi një marrëveshje rajonale për kalimin e kufijve vetëm me letërnjoftim. Bisedimet po koordinohen nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC), bazuar në një deklaratë të nënshkruar nga udhëheqësit dhe përfaqësuesit e vendeve […]